Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fitimi i bankave pothuajse i pandryshuar në 3-mujorin e parë 2026, kreditimi dhe depozitat në rritje

05:52 - Maj 7, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Fitimi i sektorit bankar në Shqipëri mbeti pothuajse në të njëjtat nivele gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa bankat vijuan zgjerimin e kreditimit, rritjen e aktiveve dhe forcimin e kapitalit. Të dhënat zyrtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se fitimi neto i sistemit bankar arriti në 8.42 miliardë lekë në fund të marsit 2026, nga 8.35 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2025, me një rritje prej rreth 0.9%.

Ndërkohë sektori shënoi rritje të moderuar në kreditim, depozita dhe investime në tituj, krahasuar me fundin e vitit 2025, ndërsa kapitali mbeti pothuajse i pandryshuar. Sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të Bankave, aktivet totale të sistemit arritën në 2.297 trilionë lekë në fund të marsit 2026, nga 2.295 trilionë lekë në fund të dhjetorit 2025.

Portofoli i kredive neto u rrit me rreth 20.3 miliardë lekë në vetëm tre muaj, duke kaluar nga 925.9 miliardë lekë në fund të vitit 2025 në 946.3 miliardë lekë në fund të marsit 2026. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 2.2% në baza tremujore.

Edhe depozitat vijuan rritjen gjatë tremujorit të parë. Totali i depozitave arriti në 1.909 trilionë lekë, nga 1.885 trilionë lekë në fund të 2025, ose rreth 1.3% më shumë.

Investimet në tituj kanë vijuar të zënë peshën më të madhe në strukturën e aktiveve bankare, duke u rritur nga 909.6 miliardë lekë në fund të 2025 në 940.8 miliardë lekë në fund të marsit 2026. Rritja tremujore rezulton rreth 3.4%, dukshëm më e lartë se zgjerimi i kreditimit.

Përgjithësisht sektori shfaqi norma të qëndrueshme fitimesh për pjesën më të madhe të bankave, performancë të mirë në 3-mujorin e parë dhe tregues në përmirësim të kapitalizimit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
depozitat fitimi kreditimi sektori bankar shoqata e bankave
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

gazetar_123:44 - Korrik 18, 20260

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re…

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter