Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    16:13 - Qershor 12, 2025 Të tjera
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Në një kohë kur shpejtësia, siguria dhe efikasiteti janë thelbësore për çdo shërbim, firma digjitale po zëvendëson me shpejtësi stilolapsin klasik në mbarë Europën. Nga kontratat e qirasë deri te marrëveshjet financiare, firmosja elektronike është bërë pjesë e pandashme e ekonomisë moderne, duke sjellë lehtësi për qytetarët dhe biznese më të shpejta e më efikase.

    Shqipëria tashmë është në prag të një hapi të rëndësishëm ligjor në këtë drejtim. Projektligji “Për Identifikimin Elektronik, Shërbimet e Besuara dhe Portofolin Dixhital” është hedhur për konsultim publik, duke shënuar një fazë të re drejt ndërtimit të infrastrukturës ligjore dhe teknologjike që do të mundësojë përdorimin masiv dhe të standardizuar të identitetit digjital dhe firmës së kualifikuar elektronike në sektorin publik dhe privat.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Digjitalizimi që ndryshon përditshmërinë

    Vende si Estonia, Bullgaria, Letonia dhe Polonia janë sot shembuj suksesi të zbatimit të identitetit elektronik dhe firmës digjitale. Në Estoni, për shembull, mbi 98% e shërbimeve shtetërore ofrohen online përmes identitetit elektronik, ndërsa qytetarët mund të firmosin çdo dokument – nga kontratat bankare, aplikimet për kredi, deri te regjistrimet në shkollë – pa dalë nga shtëpia.

    Kjo praktikë është gjithnjë e më e përhapur edhe në sektorin financiar privat. Kompani si Evrotrust në Bullgari, Smart-ID në shtetet baltike, dhe IDnow në Gjermani, kanë ndërtuar platforma të sigurta dhe të licencuara për identifikimin dhe firmosjen elektronike të dokumenteve, me vlefshmëri të plotë juridike në BE.

    Iute sjell firmën digjitale në financat shqiptare

    Në Shqipëri, Iute është ndër institucionet e para financiare që ka zbatuar firmën elektronike të kualifikuar përmes partneritetit me Evrotrust, duke bërë të mundur aplikimin për kredi pa kryer një vizitë në degë; firmosjen e kontratës nga telefoni brenda pak sekondash, si edhe realizimin e një procesi 100% digjital dhe të njohur ligjërisht në të gjithë Bashkimin Europian.

    Kjo për klientin do të thotë më pak kohë e shpenzuar, më pak letra dhe më shumë kontroll mbi proceset. Për mjedisin, përkthehet në më pak printime dhe më shumë qëndrueshmëri. Dhe për tregun shqiptar, është një hap i dukshëm drejt modernizimit të shërbimeve financiare dhe ndërtimit të besimit në zgjidhjet digjitale.

    Siguri, standard dhe lehtësi, 3 shtyllat e firmës digjitale

    Një firmë digjitale e kualifikuar është ligjërisht e vlefshme njësoj si firma me dorë në çdo vend të Bashkimit Europian. Ajo bazohet në një certifikatë elektronike të lëshuar nga një ofrues i licencuar i shërbimeve të besuara dhe përdor teknologji të kriptimit të avancuar për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe identitetin e përdoruesit.

    Për institucionet dhe bizneset, kjo do të thotë procese më të shpejta, më të sigurta, por edhe më të lehta për t’u audituar, pasi gjithçka lë gjurmë në sistem. Për qytetarët – qasje më të thjeshtë në shërbime të rëndësishme, nga shtëpia apo në lëvizje, pa qenë e nevojshme për të shpenzuar kohë në trafik, duke pritur në rradhë, ose në degë.

    Projektligji që hap rrugën për të ardhmen

    Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) synon të rregullojë në mënyrë të plotë identifikimin elektronik dhe përdorimin e firmës digjitale, në përputhje me rregulloren europiane eIDAS. Gjithashtu, përmes draftit ligjor krijohen bazat për ndërtimin e Portofolit Digjital për çdo qytetar shqiptar. Projektligji do të standardizojë ofruesit e shërbimeve të besuara, në mënyrë që të sigurohet një ekosistem i sigurt dhe funksional.

    Miratimi dhe zbatimi i këtij ligji do të përshpejtojë digjitalizimin në sektorë kyç si financat, drejtësia, arsimi dhe administrata publike, duke sjellë rritje të transparencës, efikasitetit dhe përfshirjes digjitale në të gjithë shoqërinë.

    Nga lapsi te klikimi – një rrugë pa kthim

    Transformimi digjital nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për çdo ekonomi që synon të jetë konkurruese, transparente dhe e qëndrueshme. Firma elektronike është vetëm një nga hallkat, por një nga më të rëndësishmet, në këtë zinxhir modernizimi. Identifikimi elektronik është gjithashtu një plotësues i rëndësishëm i infrastrukturës digjitale dhe të ardhmes hitech drejt të cilës bota po përparon shpejt dhe ku edhe Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveçse ta ndjekë. Vendi ynë po hyn në këtë etapë me potencial të lartë dhe me shembuj konkretë suksesi si Iute, shoqëria estoneze, shtetit më të avancuar digjital europian, që operon prej vitesh në Shqipëri, shembuj që tregojnë se e ardhmja është shumë funksionale, e sigurt dhe operative, me një klikim. /ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Europën identifikimi elektronik IUTE Klik shqipëria teknologjia
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Iute me licensë të re në Maqedoninë e Veriut, vazhdon zgjerimin rajonal

    18:07 - Korrik 10, 2025

    “Range Rover Experience”: Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

    16:08 - Korrik 10, 2025

    Samsung Galaxy Z Fold7: Vendos standarde të reja për smartfonët

    17:05 - Korrik 9, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter