Brenda rajonit, preferencat e alkoolit ndryshojnë ndjeshëm. Statistikat evidentojnë pijen alkoolike më popullore në vende të ndryshme evropiane, bazuar në konsumin për frymë (në litra alkool të pastër) midis individëve të moshës 15 vjeç e lart.
Të dhënat vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe janë të vitit 2020.
Pija më e dashur e shqiptarëve mbetet birra. Sipas të dhënave, shqiptarët konsumuan 4.5 litra alkool të pastër për frymë në vit.

Rripi tradicional i verës i Mesdheut – që përfshin Evropën Jugore, ku klima e ngrohtë, toka pjellore dhe traditat me rrënjë të thella e kanë bërë verën një element kryesor në vende si Franca, Italia, Spanja dhe Greqia – po humbet dominimin e saj pasi birra fiton popullaritet në disa prej këtyre vendeve.
Ndryshimi i preferencave të konsumatorëve, globalizimi dhe rritja e prodhimit të birrës artizanale ka rritur popullaritetin e birrës në këto vende tradicionalisht të pirjes së verës.
Në Evropën Lindore, pijet alkoolike – domethënë vodka – ka qenë pija e zgjedhur për shumë vite, por disa vende si Rumania dhe Serbia kanë filluar të zhvendosen drejt një alternative më të lehtë në birrën.
Sipas të dhënave më të fundit të OBSH-së, ka mbi 470 milionë konsumues aktualë në Evropë, me një mesatare prej dy në çdo tre të rritur që konsumojnë alkool.
Çrregullimi i përdorimit të alkoolit është një shqetësim shëndetësor në rajonin evropian të OBSH-së. Sipas OBSH-së, rreth një në çdo 10 të rritur në Evropë vlerësohet të ketë një çrregullim të përdorimit të alkoolit dhe pothuajse një në çdo 20 individë jeton me varësi nga alkooli.
Përafërsisht një në çdo 11 vdekje në rajon lidhet me konsumimin e alkoolit, duke rezultuar në një total prej rreth 800,000 vdekjesh në vit – pothuajse një e treta e totalit global prej 2.6 milionë vdekjesh.



