Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Eurobondi, Ministrja Ibrahimaj jep detajet

11:04 - Nëntor 24, 2021 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se është emetuar eurobondi për Shqipërinë me vlerën 650 milionë euro, duke e nxjerrë vendin tonë kështu për të pestën herë në tregjet ndërkombëtare.

Teksa dha detajet e kontratës, ministrja Ibrahimaj shtoi se ky eurobond pritet të maturohet më muajin nëntor 2031.

“Shqipëria ka dalë për herë të pestë në tregjet ndërkombëtare. Ky operacion kaq i rëndësishëm u përmbyll me sukses dje. Eurobondi u emetua me vlerën 650 milionë euro dhe më një afat matarimi 10-vjeçar. Kuponi i eurobondit ishte 3.5% ndërkohë që norma e interesit afatgjatë ishte 3,75%. Ky eurobond pritet të maturohet më muajin nëntor 2031. Krahasuar me dy eurobondet e fundit të emetuar nga vendi ynë, ky aktual pati një kupon i cili është në një vlerë të përafërt me atë të emetuar 2 vite e fundit dhe në një vlerë të barabartë me atë të emetuar në vitin 2020”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj thekson se në strategji do të mbetet norma e interesit më e ulët dhe afati i maturimit më i lartë në mënyrë që të ulet kosto e borxhit për vitet në vijim.

Ndër të tjera thotë se synimet që sigurojnë risqe më të ulëta mbeten zhvillimi i mëtejshëm i tregut primar  në vend dhe hapja e tregut sekondar.

Ibrahimaj: Jo vetëm në dalje të tregjeve ndërkombëtare por edhe kombëtare, ne synojmë të rrisim afatin e maturimit. Për herë të parë në nëntor, testuam një instrument i cili është 15 vjeçar. Është hera e parë që qeveria shqiptare emeton një instrument kaq afatgjatë dhe mendoj që ishte një sukses. Nga vlera që kishim parashikuar, kërkesat ishin katërfish më të larta por jo vetëm kërkesat ishin kaq të larta, duke treguar dhe konfirmuar interesin dhe besueshmërinë e investitorëve në titujt e qeverisë shqiptare, por edhe norma e interesit ishte më e ulët se ajo indikativja që Ministria e Financave kishte parashikuar.

Norma e interesit më e ulët dhe afati i maturimit më i lartë do të mbeten në strategjinë tonë e qëllimet tona me qëllim që borxhi të ketë kosto sa më të ulët për vitet që do të vijnë. Zhvillimi i mëtejshëm i tregut primar  në vend dhe hapja e tregut sekondar për titujt qeveritar janë dy synime për të cilat do të vijojmë të punojmë për vitet të ardhshme pasi sigurojnë risqe më të ulëta për të gjithë aktorët e tregut për qeverinë shqiptare dhe për investitorët shqiptarë.

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj eurobondi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter