Kategoria: zjarret

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti mbi 150-vjeçare u shkrumbuan. Jozyrtarisht, dëmet llogariten në miliona euro. Nga politika po kërkohet zhdëmtim i plotë nga qeveria, por ekspertët e sigurimeve dhe të financave publike theksojnë se kjo

Qeveria Shqiptare po përgatit një Paketë Mbështetëse për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve e blegtorëve, që gjatë kësaj periudhe të vështirë nga zjarret, kanë humbur bagëtitë apo u janë shkrumbuar tokat e mbjella me kultura të ndryshme. Ministrja Anila Denaj ka theksuar në një konferencë nga Kryeministria, se zona e Delvinës është më e prekur

Në kulmin e emergjencës së zjarreve, me të cilët po përballet prej disa ditësh e gjithë prefektura Korçë, duke angazhuar një sërë forcash zjarrfikëse, si edhe duke kërkuar në disa raste edhe ndihmën e emergjencave civile dhe të forcave të ushtrisë, Bashkia Korçë, si “puna e milingonës” ka nisur të mendojë që tani për dimrin.

Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda. Stuhitë, breshëri, zjarret dhe sëmundjet e kulturave po rrezikojnë çdo vit prodhimin dhe të ardhurat e fermerëve në të gjithë vendin. Situata paraqitet ndryshe në çdo zone, nga jugu në veri dheanasjelltas, por pasiguria është e përbashkët për të

Sipas statistikave në Shqipëri ndodhin rreth 500 zjarre në vit si pasojë e pakujdesisë brenda ambienteve të shtëpisë. Bombolat e gazit, luhatjet e tensionit, cilësia e dobët e punimeve elektrike kanë qenë shkaqet më të zakonshme të këtyre zjarreve. Apartamente të shkrumbuara, prona, dyqane, dëmtime të komshinjve kanë sjellë pasoja të jashtëzakonshme për mundësitë financiare

Ndryshimet klimatike ngrenë alarmin e katastrofave natyrore. Autoritet në rajone të caktuara të Evropës po marrin masa për të përballuar dëmet kolosale që shkaktohen prej tyre. Midis zjarreve dhe përmbytjeve, toka, përfshirë edhe vendin tonë, nuk po gjen qetësi. Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, përgjatë vitit

Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të trajtojnë zjarret e rënda. Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burime ajrore dhe tokësore për shuarjen e zjarrit, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera evropiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të

Këshilli i Ministrave përcaktoi sot disa rregulla të hollësishme për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e zjarreve në tokat bujqësore. Sipas këtij vendimi, djegia e masës bimore, pjesëve të tyre dhe mbetjeve bimore kryhet në periudhën, nga 30 nëntori deri në 1 prill, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar.