Kategoria: verifikimet
Bizneset e vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave të ditëve të fundit do të kenë mundësi të deklarojnë dëmet e shkaktuara përmes një hapësire të dedikuar në portalin e-Albania, ndërsa administrata tatimore do të nisë verifikimet në terren për të përcaktuar vlerën e dëmeve dhe masat e mbështetjes. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,
Administrata Tatimore ka përzgjedhur për verifikim 100 tatimpagues, individë dhe subjekte, që kanë realizuar 24.9 milionë euro të ardhura përmes Booking.com gjatë periudhës tetor 2022–dhjetor 2025. Shifra, e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, jep një tregues të përmasave që ka marrë aktiviteti ekonomik i zhvilluar përmes platformave digjitale, veçanërisht në tregun e akomodimit.
Rritja e detyrimeve të papaguara nga individët përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) po kthehet në një fenomen gjithnjë e më të dukshëm në sistemin fiskal shqiptar, duke reflektuar jo vetëm zgjerimin e bazës së tatueshme, por edhe vështirësitë reale në përmbushjen e detyrimeve nga një kategori që deri pak vite më parë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë kontrollin e specializuar për 400 mjete luksoze të blera gjatë vitit 2023-2024. Sipas Tatimeve, këto mjete janë blerë nga persona të paregjistruar, gjë që krijon dyshime për burimin e tyre. Nisma ishte paralajmëruar edhe më parë për personat që janë pronarë të paktën të një makine luksoze,