Kategoria: varferia energjitike
Varfëria energjetike pa përkufizim ligjor, familjet vulnerabël mbështeten me deri 1,288 lekë në muaj
Shqipëria ka ngritur disa mekanizma financiarë për të mbrojtur familjet vulnerabël nga kostot e energjisë elektrike, por varfëria energjetike ende nuk është e përkufizuar në ligj, ndërsa masat ekzistuese nuk përbëjnë një sistem të posaçëm mbrojtjeje për pasojat sociale të tranzicionit energjetik. Ky është boshllëku që nxjerr në pah analiza e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit
Drafti i ri për energjinë elektrike synon ta çojë Shqipërinë më afër rregullave të Bashkimit Evropian: më shumë konkurrencë, më shumë zgjedhje për qytetarët dhe çmime që përcaktohen nga tregu. Në letër, kjo do të thotë që çdo familje apo biznes mund të zgjedhë furnizuesin e energjisë dhe të përfitojë nga ofertat më të mira.
Një raport i OECD mbi çmimet dhe subvencionet e energjisë në Ballkanin Perëndimor vë në dukje se rritjet e mundshme të çmimeve të energjisë elektrike në Shqipëri mund të kenë pasoja të ndjeshme sociale, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta, nëse nuk shoqërohen me masa të mirëtargetuara mbështetëse dhe investime në eficiencë energjetike.
Shqipëria renditet ndër vendet më të prekura nga varfëria energjetike në Evropë, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, duke u pozicionuar në krye të listës për përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë banesën e saj mjaftueshëm të ngrohtë. Plot 33.8% e shqiptarëve deklarojnë se nuk përballojnë dot kostot e ngrohjes, një
Ministria Kroate e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Tranzicionit të Gjelbër dhe Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Efikasitetin e Energjisë (FZOEU) planifikojnë të ndajnë 652 milionë euro në subvencione për energjinë e rinovueshme, dekarbonizimin e sistemeve të ngrohjes qendrore dhe trafikun rrugor dhe menaxhimin e mbetjeve. Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Tranzicionit të Gjelbër