Kategoria: Tropoja

Nga Fatos Çoçoli 1.1. miliardë euro do të investohen nga kompania amerikane CWP në Tropojë dhe në jugperëndim të Malit të Zi. CWP hetoi dy vjet këtu dhe i besoi qeverisë shqiptare Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës i dha dy ditë më parë certifikatën e ndërtimit të Parkut Eolik të Tropojës kompanisë amerikane CWP Global.

CWP Europe nënshkruan një deklaratë të përbashkët me Komisionin Evropian, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencinë e Investimeve të Malit të Zi për mbështetjen e dy projekteve të saj të rëndësishme në energjinë e rinovueshme – parkut të erës Tropojë në Shqipëri dhe parkut diellor Montechevo me bateri ruajtjeje në Mal të Zi.