Kategoria: Shqiptari

Shqiptari Uljan Sharka godet sërish. Kompania iGenius, e drejtuar prej tij njoftoi se ka ndërtuar superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale, të quajtur “Colosseum”. iGenius, një kompani milaneze e udhëhequr nga shqiptari Uljan Sharka, është shumë e njohur tashmë për lëshimin e softuerit të AI që i dha etiketën e OpenAI italiane.