Kategoria: shoqata e bankave

Banka e Shqipërisë ka miratuar propozimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave për të krijuar më shumë lehtësi rregullative ndaj kredive të akorduara nga sektori bankar për projektet e rëndësishme në sektorin e transportit. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ndërmarrë në mbledhjen e fundit të datës 2 korrik ndryshime në tre rregullore të mbikëqyrjes

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi sot një prononcim për median, ku ngriti si shqetësim rritjen e përpjekjeve për mashtrime online, të cilat përdorin të dhënat personale dhe bankare për të kryer veprime në internet. Sipas informacionit nga bankat, janë identifikuar tre forma kryesore përpjekjesh për të mashtruar mbajtësit e një karte apo llogarie bankare:

Më 20 nëntor 2024, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), e përfaqësuar nga Presidenti, z. Bledar Shella, dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), e përfaqësuar nga Menaxheri Rajonal për Ballkanin Perëndimor, z. Nicolas Marquier, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të fuqizuar rritjen dhe zhvillimin e shërbimeve financiare digjitale (DFS) dhe ekosistemit fintech në Shqipëri. Marrëveshja fokusohet, gjithashtu,

Kreu i Shoqatës Shqiptare të Bankave, njëherësh CEO i OTP Bank Albania, Bledar Shella, vuri në dukje momentin shumë të mirë të zhvillimit të sektorit bankar dhe kontributin e tij në mbështetjen e rritjes ekonomike të vendit dhe procesin e integrimit. Z. Shella i shprehu këto qëndrime në konferencën ““Roli i bankës qendrore dhe sistemit

Viti 2023 ka shënuar një rekord historik sa i përket fitimeve të bankave. Sipas një raporti të Shoqatës së Bankave në total gjatë vitit të kaluar u realizuan fitime neto në masën 28.5 miliardë lekë. Fitimet e vitit të kaluar përbëjnë një rekord absolut historik si në vetvete, ashtu edhe në raport me kapitalin aksioner