Kategoria: shkolla
Ministria e Arsimit ka ndryshuar rregullat për organizimin e klasave dhe ngarkesën mësimore të punonjësve në institucionet e arsimit parauniversitar, duke prekur ndër të tjera pragun e numrit të nxënësve për drejtuesit e shkollave, normën javore të disa kategorive të mësuesve dhe organizimin e programit “Pas Shkolle”. Ndryshimet janë përcaktuar në udhëzimin nr. 16, datë
Rreth 60% më shumë regjistrime se një vit më parë, e kanë kthyer Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë në një investim i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin e të rinjve që duan një profesion dhe jo vetëm një diplomë. Në një kohë kur zgjedhja e universitetit është një nga vendimet
Më pak se tei vite pasi Shkolla e Mesme e Bashkuar në Bularat iu nënshtrua një rikonstruksioni të promovuar publikisht nga dy ministre të Arsimit, Bashkia Dropull ka vendosur të rikthejë sërish paratë publike në të njëjtin kompleks shkollor. Këtë herë fatura është edhe më e lartë: 85 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 914
250 euro gjobë për prindërit e fëmijëve që kryejnë akte dhune në shkolla. Kjo është masa që parashikohet me ndryshimet e reja ligjore të cilat po përgatiten nga Ministria e Arsimit dhe deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se prindërit do të ndëshkohen për çdo akt dhune të
Program i ri pas shkollës, bashkë me ushqimin e mundësuar në ambientet mësimore, pritet të nisë si një projekt pilot në 30 institucione arsimore në kryeqytet vitin e ardhshëm shkollor. Ekziston një listë e shkollave 9-vjeçare ku do të testohet programi pas-shkollor i quajtur “Afterschool”, ku përfshihen shkollat e qendrës në Tiranë si “Emin Duraku”,
Pas përfundimit zyrtar (në fund të vitit 2025), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore në Bashkinë Tiranë mbyllet me një bilanc të paplotë. Nga 17 shkolla të reja të premtuara për t’u ndërtuar me të ardhurat e kësaj takse, janë realizuar vetëm 9, ndërsa 8 të tjera mbeten të parealizuara. Të dhënat zyrtare nga Bashkia
Një auditim i fundit i Kontrolli i Lartë i Shtetit hedh dritë mbi gjendjen reale të shërbimit psiko-social në arsimin parauniversitar, duke evidentuar një kontrast të fortë mes rritjes së stafit dhe pabarazive të thella territoriale e strukturore në aksesin e nxënësve ndaj këtij shërbimi thelbësor. Sipas gjetjeve të auditimit, në vitin shkollor 2023–2024 numri
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë vënë në vështirësi qytetin e Durrësit, duke përmbytur një sërë rrugësh kryesore dhe duke detyruar autoritetet arsimore të pezullojnë procesin mësimor në të gjitha institucionet arsimore. Sipas burimeve zyrtare nga ZVA Durrës, është marrë vendimi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat publike dhe jopublike, si dhe
Ekofin.al raportoi mbi një urdhër të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor jopublik “Rreze Drite”, një shkollë e arsimit bazë e licencuar që prej vitit 1999. Vendimi, i firmosur nga zëvendësministrja e Arsimit Orjana Osmani dhe botuar në Fletoren Zyrtare, vjen në zbatim të ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar”, duke shfuqizuar
Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e veprimtarisë së dy institucioneve arsimore jopublike, përkatësisht shkollës 9-vjeçare “Dituria” në Tiranë dhe kopshtit privat “Ate Annibale Di Francia” në Lezhë. Vendimet janë firmosur nga zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, dhe janë publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 5 nëntor 2025. Me Urdhrin nr. 557, Ministria e Arsimit