Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës, drekë falas dhe orar i zgjatur deri në 16:00

20:26 - Shkurt 25, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Program i ri pas shkollës, bashkë me ushqimin e mundësuar në ambientet mësimore, pritet të nisë si një projekt pilot në 30 institucione arsimore në kryeqytet vitin e ardhshëm shkollor.

Ekziston një listë e shkollave 9-vjeçare ku do të testohet programi pas-shkollor i quajtur “Afterschool”, ku përfshihen shkollat e qendrës në Tiranë si “Emin Duraku”, “Konferenca e Pezës”, “Sabaudin Gabrani”, por projekti shtrihet edhe në periferi si në shkollën “Pal Engjëlli” apo “Ibrahim Brahja”.

Përfituesit do të jenë vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe synon të ofrojë një mbështetje të shtuar arsimore për familjet pas përfundimit të mësimit zyrtar, duke zgjatur orarin e qëndrimit të fëmijëve në hapësirat shkollore.

Shkollat e përzgjedhura janë kryesisht mbi bazën e rikonstruksionit dhe plotësimit të kushteve për ofrimin e ushqyerjes brenda godinave arsimore. Prindërve u është dhënë një formular për shprehjen e pëlqimit ose jo të projektit.

Në formularin e siguruar nga Top Channel ata pyeten nëse janë dakord që fëmijët të konsumojnë drekën falas, të mbuluar me fondet e pushtetit lokal, dhe të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00. Në varësi të numrit të lejeve të dhëna nga familjarët, do të vendoset përfundimisht nëse shkolla do të jetë në listën përfundimtare.

“Në kuadër të këtij programi:

Qëndrimi i nxënësve në shkollë do të jetë deri në orën 16:00;

Nxënësve do t’u ofrohet drekë pa pagesë, e financuar nga Bashkia;

Aktivitetet do të zhvillohen në një mjedis të sigurt dhe të mbikëqyrur nga stafi arsimor.”

Programi pas-shkollor shihet si një vazhdimësi e “shkolla si qendër komunitare”, por edhe një kërkesë e përsëritur e prindërve, të cilët detyroheshin të shkëputeshin nga puna për të marrë fëmijët pas mësimit në mesditë.

Projekti “After School” është edhe pjesë e programit qeverisës “Shqipëria 2030”, ku plani është zgjerimi i numrit të shkollave me drekën falas, të paktën në çdo bashki qendër qarku brenda mandatit të katërt të socialistëve./Top Channel

Ekofin Media
Ekofin Media
afterschool bashkia fëmijët financuar mësimi shkolla shqipëria 2030
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

gazetar_111:25 - Qershor 25, 20260

Ekonomia shqiptare e mbylli vitin 2025 me një bilanc tregtar më të dobët, pasi rënia…

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026

Ligji i Faljes Tatimore: Administrata Tatimore sqaron procedurat, afatet dhe rastet e përfitimit

10:32 - Qershor 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:25 - Qershor 25, 2026

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:08 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

10:58 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

Vetëm 50 kompani realizuan më shumë se gjysmën e eksporteve në 2025

11:25 - Qershor 25, 2026

Mbi 1.1 milion të huaj hynë në Shqipëri në maj, turizmi vijon rritjen me ritme dyshifrore

11:08 - Qershor 25, 2026

Shtyhet deri më 30 korrik afati për projektin e stadiumit “Niko Dovana”

10:58 - Qershor 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter