Kategoria: shembjet

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ndërtuesit se çdo ndërtim i paligjshëm ose do të shembet, ose do të sekuestrohet nga shteti. Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shprehet dyshues nëse do të prishen 8 kate pa leje në një objekt shumëkatësh të ndërtuar afër sheshit “Skënderbej” në Tiranë.