Kategoria: Selfcare

Vështirësitë me të cilat po përballet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nuk lidhen më vetëm me ankimimet e shumta të tenderëve për sistemet e IT-së dhe mirëmbajtjen e tyre, siç ishte rasti i fundit me platformën SelfCare, por po prodhojnë një efekt zinxhir që po godet drejtpërdrejt funksionimin e institucioneve të tjera shtetërore.

Pavarësisht njoftimit zyrtar se problematika e ditëve të fundit me Platformën Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur dhe se sistemi është rikthyer në funksionim normal, një numër i konsiderueshëm biznesesh kanë kontaktuar ekofin.al, duke ngritur shqetësimin se në praktikë situata vijon të jetë problematike. Sipas tyre, platforma SelfCare ose nuk funksionon fare,