Kategoria: rehabilitim

Kuvendi miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas mes Republikës së Shqipërisë dhe bankës gjermane për zhvillim KfW, për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Marrëveshja parashikon një hua prej 40 milionë eurosh, që do të përdoret për rehabilitimin elektromekanik të hidrocentralit të Fierzës, me synim rritjen e sigurisë

4.6 miliardë lekë apo 46 milionë euro është fondi limit me të cilin Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderat për 2 projekte të reja infrastrukturore. Rehabilitimi i aksit rrugor Fier – Kthesa e Patosit – Ballsh – Fratar është projekti i parë, ndërsa projekti i dytë përfshin aksin kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut,

Edhe një tjetër rrugë e rehabilituar do të jetë në dobi të turistëve të cilët duan të pushojnë në Vlorë. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka kryer inspektime në punimet e kryera për rrugën e vjetër Fier-Vlorë. Sipas Ballukut ky segment që lidh dy qytete shkurton 5 km rrugë dhe lehtëson