Kategoria: raste ne shqiperi

Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për përhapjen e fruthit në vendin tonë janë regjistruar rastet e para. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konfirmuar 11 raste me fruth. Gjashtë prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Ndërkohë, të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç.