Kategoria: palase

Korporata e Investimeve Shqiptare ka shtyrë deri më 25 shtator 2026, ora 15:00, afatin e aplikimit në fazën e parë të konkursit ndërkombëtar për projektin “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë”. Afati i mëparshëm ishte 10 shtatori, çka do të thotë se kandidatët kanë marrë edhe 15 ditë kohë për të paraqitur dokumentacionin, masterplanin dhe projekt-idetë

Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur një konkurs ndërkombëtar për përzgjedhjen e partnerit privat që do të financojë dhe zhvillojë Qendrën e Shërbimeve Publike në Palasë, ndërsa paralelisht do të ndërtojë dy struktura akomoduese në prona shtetërore në Palasë dhe Dhërmi. Kriteri bazë financiar parashikon që Korporatës t’i ofrohet të paktën 35% e sipërfaqes totale