Kategoria: pagesa kalimtare

Qeveria ka vendosur një ndryshim sa i përket njësimit të pagës referuese për efekt të ligjit të pensioneve suplementare shtetërore. Më konkretisht, ndryshimi është bërë në VKM nr. 548, datë 27.7.2016, të ndryshuar, që bën fjalë për rregullat e përfitimit të pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit.