Kategoria: ore pune

Referuar të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe OECD, shqiptarët punojnë mesatarisht 41.4 orë në javë, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet më punëtore të Evropës. Kjo shifër tregon një nivel të lartë angazhimi në tregun e punës, por njëkohësisht reflekton sfida strukturore të lidhura me produktivitetin dhe balancën mes jetës dhe punës.

Sasia e kohës së kaluar në punë në të gjithë Evropën është në rënie. Studiuesit ia atribuojnë këtë trend rritjes së punësimit me kohë të pjesshme dhe një përqindjeje më të lartë të grave në punë. Punëtorët në Evropë kanë punuar gradualisht më pak orë. Gjatë 10 viteve të fundit, koha mesatare e kaluar duke