Kategoria: ndertimi
Hekurudha Shqiptare ka shpallur fituesin e tenderit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së Stacionit Hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, një investim që është pjesë e projektit të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas. Sipas njoftimit paraprak të fituesit, kontrata i është dhënë kompanisë Hastoçi sh.p.k.,
Individët dhe shoqëritë që ushtrojnë aktivitet në projektimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e ndërtimeve pa licencë të vlefshme do të rrezikojnë heqjen e së drejtës për të punuar për një periudhë deri në pesë vjet. Masa të ngjashme parashikohen edhe për dokumente të rreme, punë pa drejtues teknik dhe mosrespektim të kufizimeve të punësimit. Rregullat e
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri u rrit me 8,6% gjatë vitit 2025, por shpërndarja e kontribuesve tregon se një pjesë e madhe e punonjësve vijon të paguhet dukshëm më pak se mesatarja. Financat dhe sigurimet mbeten sektori më i paguar, me një pagë gati trefish më të lartë se bujqësia. Sipas publikimit “Tregu i
Rastet e tregtimit të kokainës në Shqipëri u rritën me gati 27.6% gjatë vitit 2025, ndërsa sasitë e sekuestruara shënuan rënie, një zhvillim që autoritetet e lidhin me ndryshimin e mënyrës së veprimit të rrjeteve kriminale dhe përdorimin e metodave më të fshehta të trafikimit të narkotikëve. Sipas Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër
Sektori i ndërtimit vijon të mbetet sektori më i ekspozuar ndaj huamarrjes në ekonominë shqiptare. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, 43% e ndërmarrjeve të ndërtimit deklarojnë se kanë aktualisht një hua për të paguar. Kjo është pesha më e lartë krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë.
Nga Zak Topuzi Në Shqipëri, debati mbi projektet e mëdha (si Sazani, Zvërneci apo investimet e tjera strategjike) shpesh bie në “grackën” e ngushtë të reagimit emocional, frikës apo llogarive të vogla politike. Pyetja që dëgjojmë rëndom është: “Të ndërtohen apo jo?” Kjo është pyetja e gabuar. Pyetja e duhur që duhet të bëjmë si
Ekonomia prodhuese e Shqipërisë ka nisur vitin 2026 me dy ritme të ndryshme zhvillimi. Nga njëra anë, industria vijon të përballet me vështirësi, duke regjistruar rënie të prodhimit, shitjeve dhe punësimit, ndërsa nga ana tjetër ndërtimi, energjia dhe sektori i ujësjellësve kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke kompensuar pjesërisht dobësinë e sektorit industrial. Këtë e
Nga Klodian Tomorri Aksionet e SPAK për të goditur pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, ngrenë një rrezik të madh në horizont. Çfarë do të ndodhë me familjet të cilat kanë blerë ajrin përmes kontrat-porosive të hiçit? Tregu i ndërtimit në Shqipëri funksionon pothuajse i gjithi sipas këtij modeli të mbrapsht. Shumica e pronave
Nga qendra e Tiranës deri në periferitë dikur të freskëta, temperaturat po rriten gradualisht në një trajektore të re urbane që studiuesit e lidhin me betonizimin, densifikimin e ndërtimeve dhe reduktimin e sipërfaqeve të gjelbra. Studimi i fundit që mban autorësinë e tre studiuesve nga universiteti Polis del në përfundimin se Tirana po zhvillon bërthama
Veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve kanë shënuar rritje alarmante gjatë vitit 2025, duke zënë 7,81 % të totalit të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, nga 5,61 % që ishte ky tregues në vitin 2024. Të dhënat e raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm tregojnë gjithashtu një rritje