Kategoria: ndërmjetësit

Këshilltarët tatimorë, avokatët, kontabilistët dhe profesionistë të tjerë që projektojnë, organizojnë ose asistojnë në zbatimin e marrëveshjeve ndërkufitare do të kenë detyrimin ligjor t’i raportojnë ato pranë autoriteteve tatimore. Ky është ndryshimi kryesor që sjell projektligji DAC6, i hartuar nga Administrata Tatimore në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Projektligji

Në Shqipëri, aksidentet rrugore me pasoja shëndetësore shpesh shoqërohen me një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: ndërmjetësit apo avokatët që shfaqen menjëherë pas ngjarjes dhe ofrojnë “ndihmë” për të siguruar dëmshpërblimin nga kompanitë e sigurimit. Në shumë raste, kjo ndihmë përfundon duke i kushtuar qytetarëve një pjesë të madhe të parave

Lajmi se qeveria ka shtyrë rivlerësimin e pronave ka shqetësuar të gjithë tregun imobiliar, që siç e quan Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, është “paralizuar”. NAREA, në një deklaratë për mediat shprehet se tregu imobiliar është pranë një kolapsi pasi shitjet janë pezulluar, duke krijuar një efekt domino për industrinë dhe buxhetin

Ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme kërkojnë miratimin nga Parlamenti të nismës së rivlerësimit të pronave me tatim 3%, gjë që sipas tyre ka sjellë jo pak ngërç në tregun imobiliar. Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurisë së Paluajtshme të Shqipërise, vonesa në trajtimin parlamentar të këtij propozimi, mungesa e konkretizimit të tij dhe paqartësia