Kategoria: monedha
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë javë dhënien e licencës për ushtrimin e veprimtarisë bankare dhe financiare për “Banka Jet” sh.a., duke i hapur rrugë hyrjes së një aktori të ri në tregun bankar shqiptar. Vendimi, i publikuar në Fletoren Zyrtare autorizon Bankën të ushtrojë një gamë të plotë shërbimesh bankare dhe financiare
Forcimi i vazhdueshëm i Lekut kundrejt euros dhe dollarit në vitet e fundit është kthyer në një nga fenomenet më të diskutueshme të ekonomisë shqiptare. Në pamje të parë, një monedhë e fortë mund të shihet si shenjë stabiliteti makroekonomik. Megjithatë, analiza e faktorëve që e kanë prodhuar këtë zhvillim tregon një realitet më kompleks:
Bankat dhe operatorët që ofrojnë shërbime në bankomate dhe në pikat e shitjes do të duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe më transparentë ndaj klientëve, për kostot reale të këmbimit të monedhave. Me ndryshimet e reja rregullatore të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, përdoruesit e kartave do të informohen qartë për tarifat, kursin e
Me rastin e përvjetorit të 100-të të bankingut qendror shqiptar, Banka e Shqipërisë emetoi monedhën përkujtimore pa kurs ligjor “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”. Monedha simbolizon historinë, rëndësinë dhe trashëgiminë institucionale të Bankës Qendrore, duke përkujtuar një shekull zhvillimesh ekonomike dhe financiare në Shqipëri. Në njërën anë të monedhës paraqitet logoja e 100-vjetorit të
Edhe pse sezoni turistik ka përfunduar dhe flukset e mëdha të valutës pritej të zbehen në muajin tetor, euro vijon të mbetet në nivelet më të ulëta të viteve të fundit, duke u këmbyer sot me 96.60 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Kjo shifër përbën një rënje prej 0.13 lekësh krahasuar me
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 90.7 lekë dhe shitet 92.2 lekë. Euro nga ana tjetër blihet me 97.8 lekë, ndërsa në shitje me 98.5 lekë. Monedha Evropiane është zhvlerësuar me 6.5% krahasuar me vitin e kaluar. Paundi britanik blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.2 lekë. Franga zvicerane këmbehet
Duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023. Banka e Shqipërisë njofton se monedhat metalike do të kenë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje. Ndryshimi nga monedhat e
Raporti i kredive me probleme shënoi rënie për të dytin muaj radhazi në tetor të këtij viti. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se ky tregues zbriti në 5.12 %, nga 5.24 % që kishte qenë në muajin shtator 2023. Rënia e këtij treguesi në muajt e fundit besohet se është ndikuar pozitivisht nga përmirësimi