Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

09:39 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bankomatet me kurse këmbimi transparente, rregulla të reja për tarifat bankare

21:34 - Shkurt 5, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bankat dhe operatorët që ofrojnë shërbime në bankomate dhe në pikat e shitjes do të duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe më transparentë ndaj klientëve, për kostot reale të këmbimit të monedhave.

Me ndryshimet e reja rregullatore të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, përdoruesit e kartave do të informohen qartë për tarifat, kursin e aplikuar dhe përqindjen shtesë mbi kursin zyrtar, përpara se të kryejnë çdo tërheqje apo pagesë.

“Siç përcaktohet në nenin 52, pika 2 të ligjit “Për shërbimet e pagesave”, lidhur me kërkesat e informacionit mbi tarifat e këmbimit të monedhës dhe kursin e zbatueshëm të këmbimit, duhet të shprehin një vlerë në përqindje që tregon, sa ndryshon kursi i aplikuar mbi kursin e këmbimit më të fundit të disponueshëm. Kjo përqindje duhet t’i njoftohet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës”, thotë Banka e Shqipërisë.

Sipas rregullave të reja, klientët do të informohen gjithashtu, përpara pagesës ose tërheqjes, për shumën që do të debitohet nga llogaria e tyre dhe për shumën që do të përfitojë marrësi, në monedhën përkatëse. Ky informacion duhet të shfaqet qartë në ekranin e bankomatit ose në pajisjen POS.

Banka e Shqipërisë thotë: “Çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës duhet të sigurojë paguesit informacion të plotë për shumën që do të paguhet dhe shumën që do të përfitohet, përpara inicimit të transaksionit”.

Ndryshimet synojnë të adresojnë ankesat e shumta për kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash nga kartat e huaja, një problem i raportuar shpesh nga turistët dhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Edhe Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar më herët rishikimin e metodologjisë së komisioneve në bankomate. /topchannel.tv

Ekofin Media
Ekofin Media
bankomate këmbimi komisione monedha transaksione
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

09:39 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter