Kategoria: igenius

Shqiptari Uljan Sharka godet sërish. Kompania iGenius, e drejtuar prej tij njoftoi se ka ndërtuar superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale, të quajtur “Colosseum”. iGenius, një kompani milaneze e udhëhequr nga shqiptari Uljan Sharka, është shumë e njohur tashmë për lëshimin e softuerit të AI që i dha etiketën e OpenAI italiane.

Uljan Sharka, një djalosh i ri shqiptar ka krijuar kompaninë e parë të inteligjencës artificiale me vlerë mbi 1 miliardë euro në Itali. E quajtur iGenius, kompania e themeluar nga Sharka rezulton se është kategorizuar së fundmi edhe si  njëbrirëshi i parë i shpallur i inteligjencës artificiale në Itali. Kompania arriti të mbledhë 650 milionë