Kategoria: Fotovoltaik

Kompania turke “Fortis Energy” ka nisur ndërtimin e centralit fotovoltaik në Ersekë me një kapacitet prej 75 MW. “Projekti i Centralit Diellor në Ersekë ka kaluar në fazën e ndërtimit, me një kapacitet total maksimal prej 75 MW dhe do të integrohet me një sistem magazinimi të energjisë me bateri (BESS) prej 25 MWh,” bëri

Në mbledhjen e datës 25 shtator 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka miratuar 13 leje ndërtimi dhe zhvillimi për impiante fotovoltaike, me një kapacitet të kombinuar prej 301.9 megavatësh (MW). Kjo përbën një ndër valët më të mëdha të investimeve të miratuara njëherazi në sektorin e energjisë diellore, duke përforcuar tranzicionin e

EZ5 Energy, kompania lider në prodhimin e strukturave për panele diellore në Shqipëri, ka realizuar me sukses importin e radhës të çelikut Magnelis® – materiali që garanton jetëgjatësi, qëndrueshmëri dhe performancë të lartë në çdo projekt solar. Ky çelik inovativ, përdoret ekskluzivisht nga kompania EZ5 Energy në fabrikën e saj moderne në Vrrinë – Durrës.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte pjesë e ekipit të huadhënësve që financoi ndërtimin e Karavasta Solar, një park fotovoltaik 140 MW (parku energjitik më i madh diellor në Ballkanin Perëndimor) me një disbursim në vlerën 17.86 Milionë Euro. Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte pjesë e kredisë sindikale në mbështetje të realizimit të projektit më të

Aplikimet për projekte impiantesh forovoltaike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë vijuar edhe gjatë këtij muaji. MIE bëri të ditur se një tjetër subjekt ka aplikuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 21 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme. Vendndodhja e tij është në fshatin Sheq