Kategoria: drin

Situata hidrike në kaskadën e lumit Drin vijon të mbetet problematike, teksa reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe parashikimet për vazhdimësi të tyre kanë rritur ndjeshëm prurjet ujore dhe, rrjedhimisht, edhe rrezikun potencial të përmbytjeve në zonat poshtë digave. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) konfirmon se po operon në kushte të vështira hidrologjike, duke