Kategoria: dobësi

Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm në përdorimin e internetit dhe tashmë është shumë pranë mesatares së Evropës Juglindore. Por raporti “South East Europe 2030 Strategy – State of Play in 2025”, i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, tregon se dobësia kryesore mbetet interneti fiks, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me cilësinë dhe qëndrueshmërinë e lidhjes.