Kategoria: Booking

Administrata Tatimore ka përzgjedhur për verifikim 100 tatimpagues, individë dhe subjekte, që kanë realizuar 24.9 milionë euro të ardhura përmes Booking.com gjatë periudhës tetor 2022–dhjetor 2025. Shifra, e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, jep një tregues të përmasave që ka marrë aktiviteti ekonomik i zhvilluar përmes platformave digjitale, veçanërisht në tregun e akomodimit.

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për shkëmbimin automatik të informacionit nga operatorët e platformave digjitale”, një nismë që për herë të parë vendos detyrimin ligjor që operatorët e platformave digjitale të mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë pranë administratës tatimore të dhënat mbi të ardhurat e përdoruesve që realizojnë aktivitet ekonomik përmes tyre.

Faqja e njohur e udhëtimeve Booking.com pësoi një sulm kibernetik, në të cilin hakerat vodhën informacionin e klientëve, duke përfshirë detajet e rezervimit. PcMag e raportoi këtë të dielën, më 12 prill 2026. Disa përdorues raportuan se morën email-e nga Booking.com duke i paralajmëruar ata se “palë të treta të paautorizuara mund të kenë aksesuar

Administrata Tatimore ka sjellë në vëmendje të individëve detyrimin për deklarimin e të ardhurave të realizuara gjatë vitit 2025 përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA-2025), duke theksuar se afati përfundimtar është 31 mars 2026. Sipas njoftimit zyrtar, çdo e ardhur e përfituar gjatë vitit, përmes llogarive bankare apo çdo forme tjetër pagese, përfshirë

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të tyre gjatë 20 viteve, raporton The Guardian. Shoqata e Hoteleve, Restoranteve dhe Kafeneve në Europë (Hotrec) e cila përfaqëson industrinë brenda BE dhe po ngre çështjen ligjore, së fundmi zgjati afatin deri

Tatimet kanë nisur në muajt e verës monitorimin dhe analizimin e subjekteve në platformat Booking dhe AIRBNB, për përcaktimin e çmimeve që ofrojnë strukturat akomoduese duke bërë krahasimin me sistemin e fiskalizimit. Në planin operacional të bërë publik nga tatimet, theksohet se për subjektet që vlerësohen me risk dhe kanë mospërputhje mes çmimeve të shpallura

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Administrata Tatimore ka nisur bashkëpunimin me homologët holandezë dhe irlandezë për të investiguar me instrumente të specializuara individët që përfitojnë të ardhura nga platformat Booking dhe Airbnb. DPT u bën apel individëve që për të shmangur penalitetet, të deklarojnë saktë të ardhurat dhe të plotësojnë DIVA 2024 brenda