Kategoria: biznese

Kreditimi i ekonomisë pësoi një ngadalësim në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun kishte vlerën e 22.4 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Për 7-mujorin e parë të vitit, kredia vazhdon të qëndrojë në nivelin më të lartë në tetë vitet

Qendra Kombëtare e Biznesit ka aprovuar 20 287 bilance të dorëzuara nga biznesi. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit është data 31 korrik 2023. Në rast se bizneset nuk dorëzojnë bilancet, ligji parashikon aplikimin e sanksionit administrativ gjobë

Turqit vërshojnë në Malin e Zi. Vitin e kaluar, në Mal të Zi kishte 18.400 kompani me pronësi të huaj, që është 25.4 % më shumë se në vitin 2021, sipas të dhënave të Monstat. Subjektet më aktive në pronësi të huaj, sipas vendit të origjinës së pronarit, janë nga Turqia, pesë mijë ose 27.2%,

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti llogariten 26.4 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga akciza janë 2.2 miliardë lekë ose 9.1 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 675 milionë lekë ose 2.5%

Zbatimi i Ligjit të ri për Tregtinë në Kroaci, ka ulur ndjeshëm numrin dhe vlerën e faturave fiskale në tregti për dy javët e para të korrikut, sipas të dhënave të Administratës Tatimore. Që nga zbatimi i dispozitave të reja ligjore që kufizojnë funksionimin e dyqaneve, në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë janë

Data 31 korrik është afati i fundit për bizneset për dorëzimin e pasqyrave financiare vjetore. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u rikujtoi bizneseve se duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Numri i bizneseve aktive në vend, në fund të muajit maj llogaritet 125 563, me një rritje prej 2 188 biznesesh krahasuar me majin e vitit 2022. Autoritetet në vend thonë se treguesit e tërthortë tregojnë se ambienti ekonomik i vendit është stimulues për biznesin. Gjatë vitit 2022 janë hapur rreth 11.376 biznese dhe janë

Fondi i pagave në aktivitetet e tregtisë, që përfshin tregtinë me shumicë, tregtinë me pakicë dhe riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e parë të vitit 2023, u rrit me 22.8 %. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT, shitjet neto në volum në aktivitetet e tregtisë shënuan rritje 2.7 %, krahasuar me

Bizneset dhe konsumatorët duken më optimistë për të ardhmen e ekonomisë. Të paktën në këtë përfundim ka arritur vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë i kryer gjatë muajit prill. Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një tjetër nivel të lartë historik, duke qëndruar 14.6 pikë mbi mesataren afatgjatë, përcaktuar nga rritja e besimit në sektorët e