Kategoria: Ambasadoren e re të Hungarisë

Guvernatori Sejko priti në një takim kortezie Ambasadoren e re të Hungarisë në Shqipëri Martina Kasnyik. Sipas njoftimit të BSH, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira historike midis dy vendeve, duke u ndalur gjithashtu në bashkëpunimet mjaft të frytshme dypalëshe. Më tej, Guvernatori Sejko e njohu Shkëlqesinë e Saj me zhvillimet ekonomike të vendit.