Kategoria: administrata e Trump

Universiteti i Harvardit ka paditur administratën e Trump pasi presidenti i SHBA-ve i hoqi universitetit të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar në këtë mënyrë konfliktin midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës. Në padinë e ngritur në Boston, universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje flagrante”

Sipas administratës Trump studentët e huaj në Universitetin elitar të Harvardit së shpejti do t’i përkasin së shkuarës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, e justifikoi tërheqjen e lejes për të pranuar studentë të huaj, duke përmendur, ndër të tjera, “refuzimin” e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj