Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ERE rrëzon sërish kërkesën e taksive për tarifë preferenciale, mbetet në fuqi çmimi 22 lekë/kWh për karikimin e makinave elektrike

09:05 - Dhjetor 4, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur për herë të dytë të rrëzojë kërkesat e përfaqësuesve të taksive elektrike, duke lënë në fuqi vendimin për çmimin e energjisë për karikimin e automjeteve elektrike në pikat me fuqi të instaluar mbi 11 kW.

Me Vendimin nr. 295, datë 17.11.2025, Bordi i ERE-s rrëzoi kërkesat e Shoqatës “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikata Shqiptare e Taksive për rishikimin e Vendimit nr. 255, datë 15.10.2025, i cili përcakton çmimin 22 lekë/kWh dhe aplikimin e një tarife të diferencuar në orarin e pikut, në fuqi prej 1 nëntorit 2025.

Çfarë kërkonin taksitë?

Dy shoqatat kishin kërkuar pezullimin e menjëhershëm të tarifës së re dhe zhvillimin e një dëgjimi publik; vendosjen e një çmimi preferencial për karikimin e taksive elektrike, duke i argumentuar ato si shërbim publik me ndikim social e mjedisor; krijimin e skemave të subvencionimit apo lehtësive fiskale për të shmangur barrën ekonomike mbi operatorët; si dhe masa shtesë si heqja e TVSH-së për energjinë dhe shërbimin, rimbursime dhe skema kompensimi.

Pse u rrëzuan kërkesat

ERE arsyeton se kërkesat nuk shoqëroheshin me prova të reja që të justifikonin rishikimin e vendimit, siç kërkohet nga ligji. Sipas institucionit afati ligjor për paraqitjen e provave është 7 ditë nga marrja dijeni e vendimit dhe kërkesat për rishikim nuk e pezullojnë zbatimin, përveç nëse Bordi vendos ndryshe;

Një shkresë shtesë e depozituar më 31.10.2025 nga Shoqata u konsiderua jashtë afatit dhe, edhe po të ishte në kohë, nuk përbënte “provë të re”, pasi sillte vetëm argumente ekonomike, jo fakte apo dokumente të reja;

Vendimi është marrë në përputhje me parimet e ligjit për energjinë, përfshirë mbulimin e kostove dhe shmangien e ndërsubvencionimit ndërmjet kategorive të konsumatorëve;

Çmimi 22 lekë/kWh reflekton kostot e shërbimit dhe disbalancat që pikat me fuqi mbi 11 kW shkaktojnë në sistem, me synim garantimin e qëndrueshmërisë së sistemit dhe furnizimit universal.

Vendimi i dytë refuzues

Kjo nuk është hera e parë që ERE refuzon kërkesat. Më herët, me Vendimin nr. 271, datë 31.10.2025, institucioni kishte rrëzuar kërkesat për pezullim të tarifës. Vendimi i 17 nëntorit e mbyll kështu edhe procedurën e rishikimit, duke e konsideruar atë një mjet të jashtëzakonshëm administrativ që lejohet vetëm kur ka rrethana të reja thelbësore, të cilat në këtë rast u vlerësuan se mungojnë.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në Fletoren Zyrtare. Shoqatat kanë të drejtë të ankimojnë në Gjykatën Administrative të Tiranës brenda 30 ditëve nga publikimi./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
karikimi kosto makinat elektrike shoqatat e taksive Subvencionimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter