Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    19:28 - Qershor 12, 2025 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Shqipëria vijon të përballet me një rënie të popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, më 1 janar 2025, popullsia banuese e vendit ishte 2.363.314 banorë, duke shënuar një tkurje prej 1,2% krahasuar me të njëjtën datë të një viti më parë.

    Edhe pse shtesa natyrore në vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje, bilanci i popullsisë mbeti negativ për shkak të migracionit neto, i cili regjistroi një dalje neto prej -28.836 personash.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Një tjetër tregues alarmant gjithashtu  është plakja e popullsisë. Mosha mediane është rritur nga 43,5 vjeç në 2024 në 44,3 vjeç në fillim të 2025, duke reflektuar uljen e lindshmërisë dhe emigrimin e të rinjve. Kjo e ka çuar edhe raportin e varësisë së të moshuarve në 33,3%, në rritje nga 31,1% një vit më parë.

    Nga pikëpamja territoriale, Tirana është i vetmi qark me rritje të popullsisë, me +0,2%. Në të kundërt, Shkodra (-2,5%) dhe Kukësi (-2,3%) regjistrojnë rëniet më të mëdha. Megjithatë, Tirana përqendron 32,2% të popullsisë së vendit, ndjekur nga Fieri (9,9%) dhe Elbasani (9,6%).

    Për vitin 2024, numri i lindjeve tejkaloi vdekjet, por jo në masë të mjaftueshme për të kompensuar humbjet nga migracioni. Ndërkohë, raporti gjinor në lindje (numri i meshkujve për 100 femra) u rrit lehtë nga 106,8 në 107,8, duke ruajtur tendencën historike të lindjes së më shumë meshkuj.

    Shqetësim mbetet edhe raporti i varësisë së përgjithshme, që tregon barrën që mbart popullsia në moshë pune për të mbështetur të rinjtë dhe të moshuarit, i cili është rritur nga 55,0% në 57,1%. /ekofin.al

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    lindjet migracioni popullsia vdekjet
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    13:34 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter