Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekspertët me rezerva për rregulloren e hapësirave publike: Mungon transparenca dhe drejtësia fiskale

06:05 - Maj 20, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Rregullorja e re për administrimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike, që u miratua nga Këshilli bashkiak i Tiranës dhe për të cilën ekofin.al raportoi ekskluzivisht ditën e djeshme, ka hapur debat mes aktorëve të biznesit, ekspertëve urbanistë dhe grupeve të tjera të interesit.

Dokumenti parashikon rregulla të reja për përdorimin e trotuareve, strukturave reklamuese LED dhe “city light”, aktiviteteve gastronomike, panaireve, tregjeve ambulatore, aktiviteteve kulturore, si dhe për tarifimin e përdorimit të hapësirës publike sipas zonave urbane dhe sipërfaqes së zënë.

Megjithatë, rregullorja është pritur me disa rezerva nga përfaqësues të shoqatave dhe grupet e interesit. Reinaldo Pipiria, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, (NAREA) thotë për ekofin.al se dokumenti përmban boshllëqe të rëndësishme administrative dhe fiskale.

Sipas Pipirias, një nga problemet kryesore është mungesa e një periudhe tranzitore për hyrjen në fuqi të rregullores.

“Rregullorja hyn menjëherë në fuqi sapo është miratuar nga këshilli bashkiak, por nuk ka asnjë dispozitë kalimtare për bizneset dhe nuk sqaron çfarë ndodh me lejet ekzistuese që janë ende të vlefshme”, deklaron ai.

Një tjetër element kritik, sipas tij, është mungesa e një inventari kombëtar dhe vendor të hapësirave publike. Dokumenti përcakton mënyrën e përdorimit dhe tarifimit të sipërfaqeve publike, por pa një evidencë të qartë mbi kapacitetin real të territorit urban në dispozicion.

“Nuk mund të bësh politikë për hapësirat publike pa ditur sa metra katrorë ke realisht në administrim dhe si do të ndahen ato mes gjelbërimit, biznesit dhe përdorimit publik”, argumenton Pipiria.

Në këtë vendim parashikohet gjithashtu zgjerim të kompetencave të Policisë Bashkiake në monitorimin dhe administrimin e lejeve për hapësirat publike. Për drejtuesin e NAREA-s, ky formulim krijon paqartësi institucionale.

“Administratori është bashkia, jo Policia Bashkiake. Nuk mund t’i japësh rol administrues një strukture që ka funksion kontrolli”, shprehet ai.

Një nga çështjet më të debatueshme lidhet me parkimet publike, të cilat, sipas Pipirias, mbeten jashtë trajtimit të qartë, pavarësisht se përbëjnë një nga problematikat më të mëdha urbane në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit.

“Parkimi është drama kryesore urbane dhe një burim potencial të ardhurash për bashkitë, por rregullorja nuk përcakton qartë kush e përdor, si jepet me qira dhe si administrohet”, thekson ai.

Një tjetër shqetësim lidhet me specifikimet teknike të detajuara, që nga materialet dhe certifikimet e strukturave, deri tek parametrat e ndërtimit të tyre. Pipiria paralajmëron se këto standarde mund të krijojnë hapësira për penalizime selektive ndaj bizneseve.

“Ka një nivel shumë të lartë specifikimesh teknike që mund të kthehet në instrument gjobëvënieje. Në disa raste duket sikur standardet janë ndërtuar për interesa të caktuara tregu”, deklaron ai.

Megjithatë, projektligji sjell edhe elementë që konsiderohen pozitivë nga ekspertët, si përcaktimi i detyrueshëm që trotuaret të garantojnë minimalisht 2 metra hapësirë për këmbësorët.

“Ky është një standard i rëndësishëm për qytetin, por sfida është që vetë bashkia nuk e plotëson sot në shumë zona të Tiranës”, vëren Pipiria.

Debati më i fortë lidhet me mënyrën e tarifimit të hapësirave publike. Kjo rregullore vazhdon të mbështetet në ndarjen zonale ABCD, ndërsa NAREA propozon një model të bazuar mbi vlerën reale të pronës dhe zonat fiskale kadastrale.

“Nuk mund të ketë të njëjtën tarifë një metër katror në qendër të Tiranës dhe në periferi. Tarifa duhet të lidhet me vlerën reale të pronës dhe me referencat fiskale ekzistuese”, argumenton Pipiria.

Sipas tij, një metodologji e tillë do të rriste drejtësinë fiskale dhe transparencën në administrimin e pasurisë publike. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
ekspertët hapësirat NAREA parkimi publike reinaldo pipiria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter