Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Hapen thirrjet për kreditë e buta në Bashkinë Tiranë, aplikimi përmes e-Albania

05:54 - Prill 21, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bashkia Tiranë hap thirrjen për kreditë e buta për vitin 2026, duke përcaktuar kriteret, afatet dhe nivelet e të ardhurave për qytetarët që synojnë të përfitojnë nga skemat e strehimit social.

Sipas njoftimit që disponon ekofin.al, bazuar në vendimin nr. 18, datë 26.02.2026 të Këshillit Bashkiak dhe shkresës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit nr. 3060/1 prot., datë 16.04.2026, është bërë përditësimi i niveleve të kreditimit për çdo strukturë familjare dhe është hapur thirrja për aplikim për fazën e parë.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është nga 20 prill 2026 deri në 19 maj 2026. Autoritetet sqarojnë se të gjithë qytetarët që kanë aplikuar para publikimit të këtij njoftimi duhet të riaplikojnë në portalin qeveritar “e-Albania”, ndërsa individët apo familjet që kanë rezultuar përfitues në thirrjen e vitit 2025 dhe kanë përfituar shtyrje afati nga Enti Kombëtar i Banesave nuk mund të aplikojnë në këtë fazë.

Aplikimi kryhet përmes shërbimit “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” në e-Albania, ku aplikanti duhet të përzgjedhë formën e trajtimit sipas preferencës, përfshirë edhe programin e banesave me kosto të ulët. Në rast se nuk ka disponueshmëri për këtë kategori banesash, aplikanti duhet të zgjedhë alternativën e subvencionimit të interesave të kredisë.

Kriteret bazë për përfitim parashikojnë që aplikanti të jetë mbi 18 vjeç në momentin e aplikimit, familja të mos ketë në pronësi një banesë, të jetojë në kushte nën normat e strehimit dhe të ketë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

Në këtë kuadër, janë përcaktuar edhe kufijtë maksimalë dhe minimalë të të ardhurave, si dhe vlera maksimale e kredisë për çdo strukturë familjare. Për një individ të vetëm që aplikon për garsoniere, niveli maksimal i të ardhurave është 83,192 lekë, ndërsa vlera maksimale e kredisë arrin në 5,864,040 lekë. Për familjet me dy persona që aplikojnë për apartamente 1+1, të ardhurat maksimale janë 111,157 lekë dhe kredia deri në 7,167,160 lekë. Për familjet me 3-4 persona që synojnë një apartament 2+1, kufiri maksimal i të ardhurave shkon në 147,738 lekë dhe kredia deri në 10,555,272 lekë. Ndërsa për familjet me mbi 5 persona, që aplikojnë për apartamente 3+1, të ardhurat maksimale janë 165,932 lekë dhe kredia mund të arrijë deri në 13,031,200 lekë.

Ndërkohë, niveli minimal i të ardhurave për të gjitha kategoritë është përcaktuar në 44,400 lekë, bazuar në referencën e pagës minimale sipas VKM-së nr. 776, datë 19.12.2025.

Faza e dytë, që lidhet me dorëzimin e dokumentacionit, do të shpallet përmes një njoftimi të dytë publik. Gjithashtu, qytetarët që kanë vështirësi në aksesin në shërbimet elektronike mund të drejtohen pranë njësive administrative për asistencë në aplikim.

Kjo skemë synon të lehtësojë aksesin në strehim për familjet në nevojë, duke mbështetur financiarisht pagesat e interesave të kredive dhe duke krijuar mundësi reale për sigurimin e një banese në kushte më të përballueshme. /ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkia tiranë interes kredi programi strehim Subvencionimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter