Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot sesionin e parë të dëgjesave me kandidatët e vetëofruar për plotësimin e vakancave të tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që janë propozim i Kuvendit. Në total janë 20 kandidatë, ndërsa këtë të hënë anëtarët e komisionit u njohën me platformat e Adela Karapici, Saimir Mucmataj, Arben Zibri, Matilda Shehu, Eni Xheko, Emis Cerava, Erjona Bejleri, Fatmira Kola, Frosela Filo dhe Aleksander Cavo
Ekofin.al sjell më poshtë CV-të e kandidatëve që prezantuan sot platformat e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve.
Erjona Bejleri ka një përvojë të gjerë profesionale mbi 23 vjeçare kryesisht në sektorin bankar. Ajo ka mbajtur disa pozicione drejtuese në Raiffeisen Bank dhe Alpha Bank, në të cilën ka qenë dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv. Aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Pergjithshëm Ekzekutiv, të Agrokredit sh.a, ndërsa nga marsi deri në tetor të vitit 2025 ka ushtruar dhe detyrën e Zëvendësministrit të Financave me fokus në zbatimin dhe mbikëqyrjen e politikave makroekonomike, borxhin publik, thesarin dhe planifikimin buxhetor.
Znj. Bejleri theksoi se “përvoja e gjate ne tregun Bankar ka formësuar mënyrën se si e shoh rolin e Bankës së Shqipërisë dhe, veçanërisht, rolin e Këshillit Mbikëqyrës: strategjik, parandalues dhe sfidues, në shërbim të stabilitetit financiar dhe besimit publik.
Rolin e Bankes Qendrore e shoh si garant te stabilitetit , besimit dhe parashikueshmerise ne ekonomi. Ajo nuk eshte vetem institucioni qe vendos normat e interesit por institucioni qe siguron qe sistemi finaciar te funksionoj ne menyre te qendrueshme , bankat te qeverisen mire, konsumatoret te mbrohen dhe rreziqet te parandalohen perpara se te materializohen. Roli i saj eshte teknik, i pavarur dhe afatgjate, ne sherbim te interesit publik.”
Adela Karapici ka një përvojë të gjerë profesionale prej më shumë se 15 vitesh si pedagoge në Fakultetin Ekonomik, në
lëndët Makroekonomi, Makroekonomi e avancuar dhe Rritje Ekonomike. Prej vitit 2017 kandidatja është dhe Kryetare e Bordit të Administrimit të Universitetit të Tiranës, duke kontribuar në mirëmenaxhimin financiar dhe institucional të tij. Përveç karrierës akademike, ka kryer detyra të tjera të rëndësishme perfshirë dhe atë të Zevendësministres së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes nga shkurti i vitit 2016 deri ne tetor 2017.
Aleksandër Cavo ka një pervojë të gjatë profesionale. A i ka ushtruar funksione drejtuese në Agjencinë Kombëtare te Trafikut Ajror, si Drejtor i Drejtorisë së Finances, Zevendësdrejtor i Pergjithshëm Administrativ, si dhe Drejtor i
Drejtorisë së Buxhetit dhe Ndjekjes së Kredive. Gjithashtu, ka shërbyer sii Këshilltar per Çeshtjet Ekonomike në Ministrine e Brendshme, si dhe ne periudha tě ndryshme ka qenë i eměruar ne pozicionin e Drejtorit të Kabinetit fillimisht në Ministrinë e Brendshme më pas në atë të Drejtesise
dhe nga korriku i këtij viti mban pozicionin e Drejtori të Kabinetit të Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Arben Zibri ka një pervojë te gjerë si profesionist i tregjeve financiare, mbi 15 vjeçare në bankat tregtare, tregjet nderkombetare të kapitalit, vlerësimin e riskut, qeverisjen e korporatave dhe mbikegyrjen e institucioneve financiare,
perfshirë Morgan Stanley, Alpha Bank, Cardo Al si dhe detyrën aktuale si anětar i Këshillit Mbikëqyres të UBA Bank.
Emis Cerava rezulton se prej vitit 2004 deri në shtator të 2019 ka qenë i punësuar në sektorin bankar në pozicione të ndryshme pěrfshirë ato drejtuese, pranë Procedit Bank, Credit-Agricole Bank dhe Abi Bank, më pas nga dhjetori i vitit 2019 pě r pak më shumë se një vit ka qenë drejtor i Departmentit të Kontrollit të FSDKSH-së. Ndërsa, nga maji i vitit 2020 e deri në dhjetor mban detyrën e Sekretarit t ë Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Aktualisht është Drejtor Kabineti në AMF.
Eni Xheko është aktualisht Menaxhere e Përgjithshme e Xheko -Imperial Hotel, ndërsa ka kontribuar në fushën akademike, si pedagoge e lëndeve Menaxhim Biznesi dhe Marketing, në Universitetin Luarasi dhe Universitetin e Tiranes.
Fatmira Kola aktualisht mban pozicionin e Drejtueses së Departmentit të Shkencave Ekonomike në “Albanian University”. Eksperiencën profesionale e ka nisur në sektorin bankar, ku për pesë vite ka punuar në menaxhimin e riskut pranë Credins Bank. Prej vitit 2018 ajo kontribuon në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) në fushat e Investimeve Publike, Partneriteteve Publike-Private dhe
koncesioneve. Në kětë institucion ajo shërben gjithashtu s i hartuese e kurrikulave, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në standardizimin dhe zhvillimin e programeve trajnuese për administratën publike.
Frosela Filo që nga janari i vitit 2022 mban pozicionin e Drejtorit të Tregtar të Shoqërisë Rajonale të Ujesjelles Kanalizime, Korçë, më herët ka mbajtur pozicione te ndryshme në këtë shoqëri. Për një periudhë 5 vjeçare ka qene dhe punonjëse në pozicione të ndryshme e Credins Bank.
Matilda Shehu ka një karrierë mbi 20 vjeçare në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe universitete të tjera private, s i lektore dhe körkuese. Gjithashtu, kandidatja ka ushtruar dhe detyrën e anëtarit t ë Bordit Drejtues të Posta
Shqiptare sh.a dhe anëtarit t ë Komitetit të Provimeve Profesionale t ë Kontabilitetit dhe Auditimit, në Bordin e Mbikëqyrjes Publike.
Saimir Muçmataj aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, ku është përgjegjës pěr mbrojtjen e konsumatorëve dhe investitorëve, trajtimin e ankesave, proceset e licenimit dhe monitorimin e respektimit të körkesave rregullatore nga subjektet e mbikëqyrura. Më parë, për më shumë se shtatë vjet, ka ushtruar funksione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, duke u angazhuar në hartimin e akteve normative, koordinimin e procesit të integrimit evropian, bashkëpunimin me Bankën e Shaipërisë dhe organizata ndërkombëtare, si dhe ně zhvillimin e politikave dhe kuadrit rregullator financiar, çka i ka siguruar një njohje të thellë të legjislacionit dhe funksionimit të sistemit financiar.
Ditën e mërkurë do të realizohen dëgjesat me 10 kandidatët e tjerë, të cilët janë Ingrid Konomi, Liljana Mamadhaj, Luljeta Minxhozi, Elton Korbi, Artan Hoxha, Violeta Staka, Holta Zacaj, Pajtjm Melani, Selami Xhepa dhe Merita Bejtja. Më pas Komisioni do të vendosë për tre emrat që do t’i përcjellë për votim seancës plenare. Ndërkohë mbetet në pritje edhe të tre emrave të tjerë që vijnë direkt si propozime nga Këshilli i Ministrave. /ekofin.al
