Ekonomia e vendit u rrit me 3,39% në 3-mujorin e parë të vitit, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024. Kjo rritje vlerësohet në ngadalësim, krahasuar me rritjen e shënuar në 3-mujorin e parë 2024, që ishte 3,75%. Sipas shifrave të publikuara nga Insituti i Statistikave, kontributin kryesor në këtë rritje e ka patur “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, si edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme. Ndërkohë rezultojnë me rënie, industria, energjia dhe uji, si edhe bujqësia.
Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike paraqitet si më poshtë
“Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +2,24 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,43 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,33 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +0,16 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,10 pikë përqindje, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,06 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,02 pikë përqindje. Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,66 pikë përqindje, “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me -0,46 pikë përqindje dhe “Informacioni dhe Komunikacioni” me -0,07 pikë përqindje. “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +1,24 pikë përqindje.

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024
“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 18,92 %, i ndjekur nga aktiviteti i “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 8,03 %. Grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 5,06 %, grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 3,31 %. Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,12 %, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 1,78 %, dhe grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 0,24 %. Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe Ujë” shënuan rënie prej 5,66 %, “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi një rënie prej 2,93 % dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” u ul me 2,76 %. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 9,08 %.

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 0,65 %. Me rritje pozitive u vlerësuan: grupi “Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 3,90 %, “Aktiviteti i Ndërtimit” me 3,69 %, “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” me 1,88 %, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0,48 % dhe grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0,38 %.

Ndërsa, me rënie u vlerësuan: grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” me 3,94 %, grupi i “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 1,58 %, grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 1,42 %, grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,64 % dhe grupi “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” me 0,16 %. “Taksat Neto” mbi produktet shënuan rritje me 2,11 %.
Produkti i Brendshëm Bruto sipas metodës së Shpenzimeve
Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paraqiten si më poshtë: – Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 2,47 %; – Konsumi final i qeverisë u rrit me 7,34 %; – Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 2,89 %; – Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,51 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1,69 %.
Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë: – Konsumi final i popullatës shënoi rritje prej 0,29 %, krahasuar me tremujorin paraardhës të vitit 2024; – Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rënie prej 0,34 %; – Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u shfaq me një rritje prej 3,26 %; – Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2,80 %, gjithashtu dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 6,41 %. /ekofin.al
