Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës, ndërtesa me performancën më të ulët energjitike janë ato të ndërtuara deri në vitin 1990 dhe që përfaqësojnë 43% të sipërfaqes totale të zënë të stokut të ndërtesave rezidenciale. Kjo do të thotë se këto tipe ndërtesash janë përgjegjëse për emetime të konsiderueshme të gazeve serrë.
Prioriteti dhe mbështetja financiare e rinovimit të ndërtesave me performancën më të ulët do të rezultojë në një largim gradual të ndërtesave me performancën më të ulët deri në vitin 2039 brenda stokut të ndërtesave rezidenciale në Shqipëri. Më konkretisht parashikohet që brenda vitit 2029 të jenë rinovuar 81,500 ndërtesa të tilla duke ulur në 68% stokun e kësaj kategorie, ndërsa deri në 2039 të jenë rinovuar 299,500 ndërtesa dhe duke i eleminuar plotësisht.
Pas tyre, sektori i shërbimeve, në të cilat bëjnë pjesë sektori komercial/privat, i cili është vlerësuar bazuar në intensitetin e tyre individual të energjisë për sipërfaqen e dyshemesë, arrin rreth 80% të pjesës totale të emetimeve të CO2ekv. Ndërsa ndërtesat publike qendrore përbëjnë rreth 12%, dhe ndërtesat publike bashkiake rreth 8% të pjesës totale të emetimeve të CO2ek.
Qëllimi i Planit të Energjisë është të ulë emetimet e gazeve serrë dhe të ketë një stok ndërtesash pa emetime deri në vitin 2050. Meqenëse PKEK nuk jep informacion mbi emetimet e parashikuara në vitin 2040, emetimet e parashikuara në vitin 2040 janë nxjerrë nga mjeti LEAP i përdorur për objektivat e përcaktuara të PKEK.
Tabela e mëposhtme ofron një pasqyrë të emetimeve të synuara të gazeve me efekt serrë për ndërtesat e banimit, ndërtesat publike dhe ndërtesat tregtare private të shërbimeve deri në vitin 2050.
| Tipi i ndërtesës | Viti bazë 2023 | 2030 | 2040 | 2050 |
| Ndërtesa rezidenciale | 337,5 | 291,6 | 190,2 | 123,4 |
| Ndërtesat publike | 43,0 | 48,3 | 53,2 | 60,0 |
| Ndërtesat private komerciale dhe të shërbimeve | 176,7 | 198,7 | 219,0 | 246,6 |
| Total | 557,2 | 538,6 | 462,4 | 430,0 |
Për të dekarbonizuar stokun e ndërtesave, Strategjia parashikon se deri në vitin 2050 një sipërfaqe totale prej rreth 60 milionë metra katrorë e ndërtesave rezidenciale të duhet të rinovohet, që është i barabartë me rreth 744,700 ndërtesa. Këtu merren parasysh edhe kërkesat e përcaktuara sipas ligjit të ri të performancës energjetike të ndërtesave, i cili përcakton se duke nisur nga viti 2028 ndërtesat publike të reja dhe që merren me qira, do të jenë ndërtesa pacemetime si dhe nga viti 2030, të gjitha ndërtesat e reja do të jenë ndërtesa pa emetime.
Strategjia parashikon gjithashtu edhe një program rehabilitimit për efiçencën e energjisë së Qyteti Studenti Tiranë, i cili është projekt pilot me kosto të përgjithshme 42 milionë euro./ekofin.al

