Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Efekti financiar i shkarkimeve të gjyqtarëve nga vettingu arrin në 965 milionë lekë

22:28 - Prill 29, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Gjatë vitit 2024 kanë ushtruar efektivisht funksionin e gjyqtarit në gjykatat e të gjitha niveleve, gjithsej 272 gjyqtarë në të njëjtën periudhë kohore.

Të dhënat nga raporti vjetor i vitit 2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor tregojnë se sistemi gjyqësor gjatë vitit që lamë pas ka funksionuar me pothuajse 66.6% të kapacitetit të tij, ose me 6.6% më shumë së në vitin 2023.

Kontribues kryesor në rritjen e numrit të gjyqtarëve efektivisht në detyrë kanë qenë kryesisht emërimet e magjistratëve të rinj. Kjo pasi gjatë vitit 2024, janë emëruar 32 magjistratë të cilët kanë përfunduar programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2023-2024.

Referuar të dhënave statistikore, numri i magjistratëve të emëruar në sistem nga viti 2019 në vitin 2024 është 144 magjistratë, nga të cilët 4 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë nga radhët e juristëve të spikatur dhe 140 magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Në lidhje me humbjet nga sistemi si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar raporti thekson se që nga fillimi i procesit rezultojnë 113 vendimmarrje shkarkim nga detyra me vendim të formës së prerë nga ana e KPA-së, nga të cilat 24 vendimmarrje i përkasin vitit 2024.

Rezulton, gjithashtu, se që nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar me vendim të KPK-së janë shkarkuar nga detyra në total 144 gjyqtarë, me një efekt financiar në shumën mbi 965 milionë lekë deri në 31 dhjetor 2024.

Vetëm për vitin 2024 janë shkarkuar 7 gjyqtarë me vendimmarrje të KPK–së, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit. Efekti financiar i përllogaritur në buxhet është në shumën rreth 12 milionë lekë.

Përgjatë vitit 2024 në total rezultojnë 60 gjyqtarë me vendimmarrje nga KPK-ja për shkarkim nga detyra, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit. Një situatë e tillë përllogaritet me një efekt financiar në shumën rreth 141 milionë lekë.

Ndërkohë që deri më 31 dhjetor 2024, rezultojnë 33 gjyqtarë të shkarkuar nga detyra, me vendimmarrje të KPK-së, të cilët do të presin zhvillimin e procesit në KPA përgjatë vitit 2025, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, por duke përfituar njëkohësisht sipas ligjit 75% të pagës.

Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore rezulton se numri i vakancave në sistem, për gjyqtarë është 136 vakanca (nga të cilat 75 të përhershme dhe 61 vakanca të përkohshme).

Megjithatë, sipas raportit, krahasuar me mesataren evropiane, numri i gjyqtarëve në raport me popullsinë, është ende i ulët./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
gjyqtaret klgj kpk magjistratet shkarkimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter