Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Edhe stadiumi “Niko Dovana” me kullë? Qeveria i kalon Korporatës pronësinë për zhvillimin e pronës me privatin

17:46 - Qershor 19, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Stadiumi “Niko Dovana” mund të jetë e radhës që mund të bëhet me kullë. Siç e kishte paralajmëruar Korporata e Investimeve Shqiptare në faqen e saj, nisjen e procedurave së shpejti, Qeveria ka miratuar sot transferimin e pronave shtetërore në Durrës te Korporata e Investimeve Shqiptare për realizimin e projektit madhor të investimit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Niko Dovana’”.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Korporata do të veprojë si zhvillues i pronave, qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes entiteteve që mund të krijojë.

Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, KISH dhe palët e tjera të përfshira duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, ku do të përcaktohen standardet, metodologjia dhe kushtet për zhvillimin e projektit, me qëllim realizimin e interesit publik dhe institucional.

Korporata është gjithashtu e autorizuar të hapë procedurë konkurruese për përzgjedhjen e një partneri privat që do të realizojë zhvillimin e pronës përmes një marrëveshjeje sipërmarrjeje. KISH mund të negociojë dhe lidhë kontrata me subjekte private, për realizimin e projektit, si dhe të ndërveprojë me Agjencinë e Kadastrës dhe institucionet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Për të mundësuar zhvillimin e zonës, Korporata do të ketë të drejtë të procedojë me prishjen e objekteve ekzistuese në truallin që përfshihet në projekt. Vendimi i mëparshëm i qeverisë që i ngarkonte Fondit Shqiptar të Zhvillimit realizimin e këtij projekti është tashmë i shfuqizuar.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Bashkia Durrës, Federata Shqiptare e Futbollit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Agjencia e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkia durrës korporata e investimeve shqiptare niko dovana rijetezimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter