Ndryshimi teknologjik, fragmentimi gjeoekonomik, pasiguria ekonomike, zhvendosjet demografike dhe tranzicioni i gjelbër – individualisht dhe në kombinim – janë ndër shtytësit kryesorë që pritet të formohen dhe të transformojë tregun global të punës deri në vitin 2030.
Raporti i së Ardhmes së Punës 2025 bashkon perspektivën e mbi 1000 punëdhënësve liderë globalë, që përfaqësojnë kolektivisht më shumë se 14 milionë punëtorë në 22 grupime të industrisë dhe 55 ekonomi nga e gjithë bota. Raporti shqyrton makrotendencat që ndikojnë në punët dhe aftësitë, si dhe strategjitë e transformimit të fuqisë punëtore përgjatë vitit 2025 e deri në 2030.
Tendenca më transformuese është zgjerimi i qasjes digjitale të lidhur me teknologjinë, me 60% të punëdhënësve të cilët presin që ajo të transformojë biznesin e tyre deri në vitin 2030. Inteligjenca Artificiale dhe përpunimi i informacionit (86%); robotika dhe automatizimi (58%); gjenerimi, ruajtjen dhe shpërndarja e energjisë (41%) gjithashtu pritet të jenë prirje transformuese.
Inflacioni parashikohet të ketë një perspektivë të përzier për krijimin neto të vendeve të punës deri në vitin 2030, ndërsa rritja e ngadaltë pritet të zhvendosë 1.6 miliona vende pune në mbarë botën. Këto dy ndikime në krijimin e punëve pritet të rrisin kërkesën për të menduarit krijues dhe elasticitetin, fleksibilitetin dhe shkathtësinë.
Zbutja e ndryshimeve klimatike është tendenca e tretë më tendenca transformuese në përgjithësi dhe tendenca kryesore lidhur me tranzicionin e gjelbër – ndërsa përshtatja me ndryshimet klimatike renditet i gjashta me 47% dhe përkatësisht 41% e punëdhënësve që presin transformimin e bizneseve të tyre prej këtyre tendencave. Kjo gjë po nxit kërkesën për role të tilla si inxhinierë të energjisë së rinovueshme, inxhinierë mjedisi dhe specialist për automjete elektrike dhe autonome.
Rolet që lidhen me teknologjinë do të kenë rritjen më të shpejtë të vendeve të punës në përqindje, duke përfshirë specialistët e të dhënave të mëdha, inxhinierët Fintech, AI, specialistët e mësimit të makinerisë dhe softuerëve, si dhe zhvilluesit e aplikacioneve. Po kështu rolet në tranzicionin e gjelbër si specialistët e e mjeteve elektrike, mjedisore, inxhinierët e energjisë së rinovueshme.
Inteligjenca artificiale gjeneruese (GenAI), në veçanti, ka dëshmuar një rritje të shpejtë si në investime, ashtu edhe në adoptim në sektorë të ndryshëm. Që nga publikimi i Chat GPT në nëntor 2022, flukset e investimeve në AI u rritën gati tetëfish. Ky fluks është është shoqëruar me investim fizik në infrastrukture të nevojshme për të mbështetur këto zhvillime teknologjike.
Ndërsa rënien më të madhe pritet ta shohin shërbimi postar, punonjësit e bankës dhe punonjësit e mbledhje së të dhënave, arkëtarët, biletaritë si dhe asistentët administrative apo ekzekutivë.
Mesatarisht, punëtorët mund të presin dy të pestat (39%) e grupeve të tyre ekzistuese të aftësive do të transformohen ose bëhen të vjetëruara gjatë periudhës 2025-2030./ekofin.al