Portali qeveritar E-Albania do t’I nënshtrohet disa ndërhyrjeve që kanë si qëllim kalimin në një nivel tjetër të performancës në ofrimin e shërbimeve. Agjencia Kombëtare e Shoqëridë së Informacionit ka shpallur tenderin për implementimin e e-Albania 2.0 me fond limit 1.4 miliardë lekë.
Një nga komponentët është i fokusuar në Rritjen e aksesit në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit.
Kjo nënkupton ridizenjimin, përmirësimin dhe testimin dhe rregullimin periodik të portalit e-Albania bazuar në metodologjitë më të fundit dhe risitë në përvojën e përdoruesit.
Një risi tjetër është kalimi i plotë i portalit në “Mobile-by-Default” nëpërmjet përmirësimit dhe zgjerimit të e-Albania Mobile, integrimit të kërkesave më të fundit të aksesueshmërisë dixhitale, duke përfshirë për personat me aftësi të kufizuara, etj
Po ashtu, ndërhyrjet në portal parashikon përmirësime në aspektin e pagesave online përmes portalit duke ulur në këtë mënyrë koston për marrjen e shërbimeve elektronike me pagesë.
