Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Drejtori i ri Postës, Etjen Xhafaj: Nga 1 Janari rriten pagat për punonjësit

08:20 - Dhjetor 8, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, ka deklaruar se nga data 1 Janar do të hyjë në fuqi një rritje e përgjithshme pagash për të gjithë punonjësit e institucionit.

Sipas Xhafajt, ky vendim vjen në një periudhë sfiduese, por është i domosdoshëm për të mbështetur punonjësit dhe për të garantuar një shërbim postar më cilësor dhe më efikas.

“Do të kemi një rritje pagash për gjithë sektorin publik nga 1 Janari. Jemi duke replikuar sipas udhëzimeve të Ministrisë së linjës edhe në Postën Shqiptare. Rritja do të përfshijë të gjitha shtresat, duke nisur nga paga dysheme, e cila do të jetë 50 mijë lekë në muaj,” u shpreh Xhafaj në një intervistë për RTSH.

Ai shtoi se rritja e përfitimeve financiare do të prekë edhe punonjësit me pozicione të tjera, me qëllim motivimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

“Ne jemi të angazhuar të rrisim cilësinë dhe eficencën e shërbimeve postare, qofshin ato financiare apo universale. Kjo rritje page është një mesazh i rëndësishëm për të gjithë punonjësit tanë,” theksoi drejtori.

Xhafaj bëri të ditur gjithashtu se Posta Shqiptare po punon paralelisht për një reformë të thellë strukturore, duke marrë modele nga vendet simotra në rajon dhe BE, me synim rritjen e performancës dhe përputhjen e standardeve me kapitullin 6 të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.

“Dy janë kushtet kryesore: rishikimi i eficencës së strukturës sonë dhe mbajtja e angazhimit për rritjen e pagës mesatare, së bashku me përmirësimin e cilësisë së burimeve njerëzore,” deklaroi ai./rtsh.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Etjen Xhafaj integrimi posta shqiptare rritje pagash
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter