Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Drejtoresha e AMF: Tregjet në mbikëqyrje me rritje në 2024, vitin e ardhshëm synojmë avancim me digjitalizimin

19:35 - Dhjetor 20, 2024 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Mimoza Kaçi zhvilloi takimin përmbyllës të vitit me përfaqësues të medias së shkruar, audiovizive, analistë e gazetarë të njohur.

Në fjalën e mbajtur, znj. Kaçi falënderoi përfaqësuesit e medias për rolin dhe kontributin e tyre në pasqyrimin profesional të aktivitetit të AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje gjatë vitit 2024.

Duke bërë një përmbledhje të shkurtër për zhvillimet përgjatë vitit që po mbyllet, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF theksoi se viti 2024 ka qenë pozitiv për ekonominë e vendit në përgjithësi dhe për sektorin financiar, si dhe tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit.

Viti 2024 ishte një vit shumë intensiv për Autoritetin, sidomos në drejtim të procesit të përafrimit legjislativ me acquis të BE-së. AMF kompletoi të gjithë kuadrin nënligjor në zbatim të ligjit të ri për fondet e pensionit privat dhe gjithashtu draftoi ndryshimet ligjore për ligjin e sigurimeve dhe risigurimeve, të cilat janë në proces për miratim.
Autoriteti hartoi dhe miratoi Rregulloren e Faktorëve të Riskut, që fillon zbatimin nga 1 janari 2025, e cila parashikon aplikimin e primit të diferencuar bazuar në risqet që mbart çdo i siguruar.

Duke u ndalur tek ecuria e tregjeve nën mbikëqyrje, znj. Kaçi theksoi se të gjithë tregjet kanë njohur rritje, si edhe përmirësim të mëtejshëm të treguesve financiarë.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me median, Autoriteti ka mundur të komunikojë me publikun vendimet e marra, të njoftojë ndryshimet rregullative dhe zhvillimet e reja në drejtim të forcimit të mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve, të fondeve të investimeve dhe pensioneve private vullnetare, si dhe tregut të kapitalit. “Çdo lajm, çdo analizë, shkrim apo kronikë televizive që ju keni realizuar ka kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, si dhe në rritjen e transparencës për sistemin financiar”, – u shpreh zonja Kaçi në fjalën e saj.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezantoi gjithashtu disa nga objektivat e institucionit për vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e projekteve të reja që synojnë thellimin e mëtejshëm të reformave rregullatore, digjitalizimin e shërbimeve, si dhe rritjen e mbrojtjes së konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amf Mimoza Kaci tregjet. Mbikëqyrje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter