Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Draft i ri për donacionet dhe sponsorizimet, regjistër pranë tatimeve për çdo vlerë mbi 500 mijë lekë dhe kufizime për subjekte të caktuara

16:02 - Janar 14, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka hedhur në konsultim publik projektligjin e ri “Për donacionet dhe sponsorizimet”, i cili synon të vendosë një kuadër tërësisht të ri rregullator për mënyrën se si financohen veprimtaritë me interes publik në Shqipëri, duke adresuar boshllëqe të rëndësishme ligjore, rreziqe për korrupsion dhe mungesë transparence që kanë shoqëruar këtë fushë prej më shumë se tre dekadash. Projektligji parashikon rregulla të unifikuara për donacionet dhe sponsorizimet, duke shfuqizuar ligjin ekzistues të vitit 1994 dhe duke e përafruar këtë kuadër me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe objektivat e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030.

Një nga risitë kryesore të projektligjit është dallimi i qartë mes donacionit dhe sponsorizimit. Donacioni përkufizohet si mbështetje vullnetare dhe e pakushtëzuar pa përfitim, ndërsa sponsorizimi trajtohet si marrëdhënie kontraktuale ku sponsorizuesi përfiton të drejtën e promovimit dhe reklamimit. Në këtë kuadër, donacionet u rezervohen organeve publike, ndërsa sponsorizimet shtrihen edhe te organizatat jofitimprurëse, organizatat sportive, shoqëritë sportive, subjektet e filmit dhe industrisë audiovizive, si dhe individët që përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare të artit, kulturës dhe sportit.

Projektligji zgjeron ndjeshëm fushat e veprimtarive që konsiderohen me interes publik, duke përfshirë shërbimet sociale dhe humanitare, artin dhe kulturën, trashëgiminë kulturore, shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit, sportin, shkencën, inovacionin dhe transformimin digjital, si dhe të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Në këtë këndvështrim, sponsorizimi dhe donacionet shihen jo vetëm si instrument mbështetjeje sociale, por edhe si mekanizma që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, punësimin, rritjen e turizmit dhe promovimin territorial të vendit, veçanërisht përmes eventeve kulturore dhe sportive me shtrirje ndërkombëtare.

Një element qendror i projektligjit është krijimi i Regjistrit Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet, i cili do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Regjistri do të jetë publik për të gjitha donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike, duke garantuar akses të hapur për qytetarët, median dhe shoqërinë civile. Ndërkohë, për sponsorizimet e organizatave jofitimprurëse dhe subjekteve private, të dhënat do të jenë të aksesueshme vetëm për organet ligjzbatuese dhe tatimore, për të ruajtur konfidencialitetin, por njëkohësisht për të garantuar kontrollin mbi burimin e fondeve dhe shmangien e abuzimeve.

Projektligji e parashikon se çdo donacion për organet publike mbi vlerën 500.000 lekë dhe të gjitha sponsorizimet do duhet të regjistrohen në Regjistrin Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet. Kjo nuk shmang përgjegjësinë e organeve publike për të publikuar në faqet e tyre zyrtare në internet çdo donacion edhe nën vlerën 500.000 lekë. Për organet publike, marrëveshja e donacionit dhe kontrata e sponsorizimit janë parashikuar shprehimisht si informacion publik në kuptim të ligjit për të drejtën e informimit. Ky specifikim është bërë me qëllim shmangien e paqartësive në lidhje me klauzolat e mundshme të konfidencialitetit të kontratave që mund të aplikoheshin në mënyrë jo të njëjtë nga organe të ndryshme publike.

Projektligji vendos gjithashtu kufizime të forta për subjektet që mund të jenë donatorë apo sponsorizues, duke përjashtuar persona fizikë dhe juridikë të dënuar për korrupsion, pastrim parash, financim terrorizmi, evazion fiskal apo veprimtari të tjera të paligjshme, si edhe subjekte që operojnë në fusha të ndjeshme si lojërat e fatit, duhani dhe alkooli. Këto masa synojnë të minimizojnë ndikimin e paligjshëm në vendimmarrjen publike dhe të forcojnë integritetin institucional.

Një tjetër risi me ndikim ekonomik është lidhja e sponsorizimeve me lehtësitë tatimore. Projektligji parashikon njohjen e sponsorizimeve si shpenzim i zbritshëm nga tatimi mbi fitimin, me skema të posaçme nxitëse për sponsorizimet në art, kulturë dhe sport, duke krijuar një stimul konkret për angazhimin e sektorit privat në këto fusha. Në të njëjtën kohë, përfituesit e sponsorizimeve përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e përfituara, duke e bërë këtë instrument më tërheqës financiarisht.

Në aspektin e transparencës, projektligji e klasifikon kontratën e sponsorizimit dhe marrëveshjen e donacionit si informacion publik për organet shtetërore, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, dhe kërkon publikimin e raporteve mbi përdorimin e fondeve pas përfundimit të kontratave. Për shkeljet parashikohen sanksione administrative dhe disiplinore, si dhe humbje e përfitimeve fiskale, duke e bërë kuadrin jo vetëm rregullator, por edhe ndëshkues në rast abuzimi.

Në tërësi, projektligji për donacionet dhe sponsorizimet përfaqëson një përpjekje për të balancuar nevojën për transparencë dhe integritet me nxitjen e financimeve private në sektorë që po shndërrohen gjithnjë e më shumë në motorë të ekonomisë shqiptare, si kultura, sporti dhe industritë kreative. Konsultimi publik pritet të nxjerrë në pah sugjerime nga biznesi, organizatat jofitimprurëse dhe aktorët kulturorë, përpara se ky kuadër i ri ligjor të marrë formën përfundimtare. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
antikorrupsion donacionet projektligji rregulla sponsorizimet transparencë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter