Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Downtown One” fiton çmimin e parë në konkursin global “International Gypsum Trophy” – një sukses historik për Shqipërinë

17:52 - Maj 23, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze të industrisë globale: “International Gypsum Trophy”, në ceremoninë e zhvilluar në Paris. Në pjesëmarrjen e saj të parë në këtë event të nivelit të lartë, Shqipëria u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë “Rezidenciale”, përmes projektit vizionar Downtown One Albania, realizuar nga Kastrati Group në bashkëpunim me Saint-Gobain.

Ky ishte edicioni i 14-të i konkursit ndërkombëtar, ku morën pjesë 85 projekte nga 29 vende të botës, duke përfshirë SHBA, Evropën, Azinë dhe Afrikën. Një juri ndërkombëtare, e përbërë nga ekspertë të njohur në ndërtim, arkitekturë dhe dizajn, vlerësoi projektet pjesëmarrëse për kreativitetin, teknologjinë, cilësinë e punimeve dhe qasjen ndaj qëndrueshmërisë.

Downtown One, ndërtesa më e lartë në Tiranë, u cilësua si një model suksesi falë dizajnit të guximshëm, teknologjive të avancuara dhe zbatimit profesional. Përfaqësuesi i Kastrati Group, Drivalb Ponde, e përshkroi këtë arritje si një moment historik:
“Ishte një përvojë sfiduese, vërtet unike dhe një arritje e madhe për ne si Kastrati Group dhe për Shqipërinë në tërësi.”

Përfaqësuesja e Saint-Gobain në Shqipëri, Erisa Latifi, theksoi krenarinë për këtë bashkëpunim:
“Jemi krenarë që kemi qenë pjesë e këtij projekti inovativ, që kemi kontribuar në realizimin e tij dhe që përfaqësojmë vendin tonë të vogël në një garë kaq të rëndësishme. Ka qenë një nder të jemi pjesë e këtij rrugëtimi””

Projekti u veçua edhe për faktin se është i pari rezidencial në Shqipëri me ndarje dhe struktura të brendshme të ndërtuara ekskluzivisht me sisteme moderne gipsi, duke u larguar nga teknikat tradicionale me tulla dhe llaç. Për më tepër, Downtown One është objekti i parë në vend me certifikim LEED, që garanton eficiencë energjetike dhe qëndrueshmëri mjedisore.

Përfaqësuesi i Saint-Gobain, Erens Mema, shprehu emocionet për këtë arritje:
“Për ne ishte si një ëndërr, arritja e një vizioni. Kemi rrëzuar barriera sepse nuk punuam thjesht për një projekt rezidencial të zakonshëm. Duhej të tregonim më shumë se vetëm bukurinë… duhej të arrinimin përsosmërinë si dhe qëndrueshmërinë afatgjatë, sidomos në përdorimin e sistemeve të gipsit. Dhe ja dolëm!”

Ky është një sukses historik, jo vetëm për projektin në vetvete, por edhe për Shqipërinë, e cila për herë të parë mori pjesë në këtë garë ndërkombëtare, përkrah projekteve nga SHBA, Azia, Europa dhe Afrika!”

Ky vlerësim përbën një moment krenarie për Shqipërinë, e cila për herë të parë u përfaqësua denjësisht në një kompeticion të këtij niveli, duke shfaqur potencialin e saj në fushën e ndërtimit modern dhe inovativ. Projekti Downtown One shënon jo vetëm një triumf për Kastrati Group dhe Saint-Gobain, por edhe një moment referencë për standardet që ndërtimi shqiptar synon të arrijë në të ardhmen.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
çmimi downtown one kastrati group konkursi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

gazetar_210:08 - Korrik 22, 20260

Qeveria e Malit të Zi ka ulur përkohësisht akcizën e karburanteve, për të parandaluar një…

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:08 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter