Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Lajmi është raportuar nga Report Tv, duke iu referuar burimeve të besueshme. Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme atëherë kur socialistët do të mblidhen në asamblenë e tyre kombëtare.
Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende, por së fundmi ai ka marrë kritika nga Kryeministri për performancën dhe punën e tij në drejtimin e qytetit bregdetare.
Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023.
Ndërkohë përgjatë gjithë muajve të verës qyteti dhe rrethinat kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm. /Shqiptarja.com
