Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në demonstrimin për fermerët e ullishtave në Zall-Herr për procesin e marrjes së mostrës për analizën e tokës.
Denaj u shpreh se, është e rëndësishme ta dëgjojmë tokën, për t’i plotësuar nevojat dhe elementët që maksimizojnë prodhimin, shëndetin e bimës dhe cilësinë e produktit bujqësor.
Në një postim në rrjetet sociale, Denaj u shpreh se, gjatë demontimit “ndamë edhe këshilla për çdo hap të procesit, bashkë me agronomët e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Tiranë dhe ekspertët nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë”.
