Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Danimarka vendos mbjelljen e 1 miliard pemëve

06:55 - Nëntor 20, 2024 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Partitë politike në Danimarkë janë dakorduar që të mbillen një miliard pemë për 20 vjet, ndërsa 10 për qind e tokave bujqësore të shndërrohen në pyje dhe habitate natyrore për të reduktuar përdorimin e plehrave në kuadër të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Qeveria daneze e koalicionit e përbërë nga socialdemokratët, liberalët dhe të moderuarit njoftoi se ka arritur marrëveshje me Partinë Popullore Socialiste, Partinë Popullore Konservatore, Aleancën Liberale dhe Partinë Social-liberale për “Marrëveshjen Trepalëshe të Gjelbër” që synon transformimin e tokave bujqësore dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë me 70 për qind deri në vitin 2030.

Në kuadër të kësaj, qeveria daneze tha se do të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore dhe se do të ndahen 6,1 miliardë dollarë nga buxheti për të blerë toka nga fermerët brenda 20 viteve.

“Natyra e Danimarkës do të ndryshojë në mënyra që nuk i kemi parë që nga tharja e ligatinave në vitin 1864”, tha Jeppe Bruus, i cili erdhi në krye të Ministrisë Trepalëshe të Gjelbër të Danimarkës pas marrëveshjes së arritur në qershor midis fermerëve, sindikatave të punonjësve dhe grupeve mjedisore për zbatimin e “Marrëveshjes së Gjelbër Trepalëshe”.

Në qershor, Danimarka njoftoi se do të marrë tatim për gazet serrë të emetuara nga bagëtitë, duke filluar nga viti 2030, në mënyrë që të reduktojë emetimet e gazit të metanit në kuadër të planit të saj për të luftuar ndryshimet klimatike.

Bruus ka thënë se Danimarka synon që deri në vitin 2030 të reduktojë 70 për qind emetimet e gazrave serrë.

Në kuadër të taksimit, u tha se nga viti 2030, nga fermerët që merren me blegtori do të merren 300 korona (43 dollarë) tatim për ton emetim ekuivalent të dioksidit të karbonit./AP

Ekofin Media
Ekofin Media
danimarka emetimet gazet serrë peme
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

BE certifikon planin klimatik të Elbasanit, qyteti fiton akses në financime të specializuara

07:46 - Korrik 18, 2026

Produktet e gjelbra pa etiketë, Shqipëria ende pa sistem funksional certifikimi

10:22 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter