Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ChatGPT mbetet lider absolut i chatbot-ëve në vitin 2025, me mbi 46 miliardë vizita

08:23 - Gusht 31, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Inteligjenca artificiale po shndërrohet me shpejtësi në një nga teknologjitë më tw pwrdorshme të kohës sonë, duke depërtuar pothuajse në çdo fushë të jetës. Nga përdorimi në shërbime të përditshme si aplikacionet e komunikimit dhe asistentët virtualë, te zgjidhjet komplekse për biznesin, shëndetësinë dhe arsimin, AI po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë dhe ndërveprojnë me botën. Rritja e jashtëzakonshme e përdorimit të tyre tregon jo vetëm kuriozitetin, por edhe varësinë gjithnjë e më të madhe të shoqërisë moderne nga inteligjenca artificiale.

ChatGPT vijon të mbajë fronin në tregun e chatbot-ëve, duke regjistruar 46.59 miliardë vizita gjatë vitit 2025. Ky volum i jashtëzakonshëm përfaqëson 48.36% të gjithë trafikut të 10 chatbot-ëve kryesorë, katër herë më shumë se vizitat e kombinuara të tyre. Krahasuar me një vit më parë, përdorimi i ChatGPT është rritur me 106%, duke dëshmuar jo vetëm ruajtjen e epërsisë, por edhe zgjerimin e saj.

Në vendin e dytë renditet DeepSeek, me 2.74 miliardë vizita – më pak se 4% e tregut – por me një rritje marramendëse prej 48,848% krahasuar me vitin e kaluar. Pas tij qëndrojnë Gemini me 1.66 miliardë vizita dhe Claude me 1.15 miliardë vizita, duke shënuar ritme të forta rritjeje, megjithatë asnjë nuk i afrohet shtrirjes së ChatGPT.

Peizazhi i chatbot-ëve mbetet i copëzuar dhe dinamik. Platforma të reja si Grok (nga X) dhe Perplexity po fitojnë terren me ritme të shpejta, por mbeten ende shumë prapa. Ndërkohë, Poe, dikur i popullarizuar, pësoi një rënie të ndjeshme trafiku prej -46%. Mistral dhe Meta AI po shënojnë rritje, por pjesëmarrja e tyre në treg vijon të jetë nën 1%.

Të dhënat e publikuara nga OnelittleWeb tregojnë se chatbot-ët janë shndërruar tashmë në një ndërfaqe thelbësore për përdorimin e inteligjencës artificiale, qoftë për komunikim personal apo për funksione profesionale – nga hartimi i email-eve deri te përgjigjja ndaj pyetjeve komplekse./Përshtati nga Visual Capitalist, ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
ChatGPT inteligjenca artificiale përdorimi varesia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Kërkesë rekord për çipat, ASML do t’u japë punonjësve 20 mijë euro bonus

23:43 - Korrik 18, 2026

Evropa i kërkon Google-it të hapë telefonat Android për asistentët rivalë të inteligjencës artificiale

07:42 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter